Alibeaj: Berishës i thashë të dorëhiqet, PD s’mund të ecë përpara me persona non grata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka treguar se çfarë ka biseduar gjatë takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë konferencës për shtyp Alibeaj tha se i ka kërkuar Berishës që të largohet ashtu sikurse bëri Lulzim Basha duke dhënë dorëheqjen. Berisha ka kërkuar që partia të bashkohet, por kjo sipas Alibeajt nuk mund të ndodhë duke pasur brenda saj individë të etiketuar si non grata.

“Berisha pretendon bashkimin e demokratëve përmes votës. Qëndrimi im ishte i tillë, PD ka lindur si parti në vitet ’90, si parti pro Perëndimore. Kjo është një nga vlerat e kësaj partie dhe se e mira e demokratëve për të rifuqizuar demokratët, kalon duke respektuar në mënyrë strikte këto vlera, e kthyer në diskutimin aktual, ajo se çfarë i thashë Berishës. PD 30 vite pas formimit të saj nuk mund të mbrojë interesat e demokratëve e të shqiptarëve duke pasur brenda saj individë një profil politik një ish kryetar partie që është etiketuar si non grata. Për këtë arsye në diskutimin që pata me të se nuk mundet sot pas kaq vitesh PD e cila duhet të shohë nga e ardhmja të ketë ende pikë referimi të shkuarën.

Që të mos ketë referenca të së shkuarës të shohë nga e ardhmja. E ftova që për bashkimin që është i domosdoshëm, ashtu siç faktet kanë ndodhur kur zoti Basha mori përgjegjësinë dha dorëheqjen si një provë me bon sens, i kërkova Berishës që në mënyrë simetrike të bënte të njëjtën gjë”, tha ai.

Të fundit

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon në një nivel të ri,...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV