Dështimit historik i Italisë, zbulohet vendimi i Mancinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roberto Mancini ka vendosur për të ardhmen e tij. Trajneri me sa duket nuk do të japë dorëheqjen nga drejtimi i përfaqësueses Italiane, pavarësisht dështimit historik në kualifikueset e Botërorit, duke mos arritur në fazën finale të turneut.

Sipas “Sky Sport”, sot në qendrën stërvitore të Koverçianos, trajneri ka mbledhur ekipin para stëvitjes dhe i ka mbajtur fjalim skuadrës. Informacionet nga grupi i të kaltërve nuk flasin për një trajner të dorëzuar, të gatshëm me valixhe në duar sapo të mbyllë ndeshjen e të martës ndaj Turqisë.

Ai ka lënë të kuptohet se dëshiron që të qëndroje të Italia. Mançini nuk i ka bërë një gjyq ekipit për katastrofën e Palermos, përkundrazi, ka shprehur besimin që ka te grupi i futbollistëve. Përtej dështimit të një dite më parë ndaj Maqedonisë së Veriut, ai është shfaqur i qetë para ekipit dhe ka drejtuar një seancë të plotë stërvitore. Megjithatë, për të mësuar se çfarë do të ndodhë realisht, duhet pritur edhe ndeshja e të martës, pasi deri atëherë Italia ka hyrë në heshtje për shtypin dhe ka anuluar të gjithë konferencat e planifikuara.

Të fundit

Parku Fotovoltaik ‘Blue 1′, Rama inspekton punimet! 77 mijë Mwh të injektuara në rrjet

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier. Ai inspektoi Parkum Fotovoltaik ‘Blue 1, i cili është në funksion të...

Kthimet e detyruara nga vendet europiane! Shqiptarët me shifra rekord, renditen të dytët

Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend europian në një vend...

Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e...

“Doja të lija muzikën,nuk shihja zgjidhje”Bardhi rrëfen si i ndryshoi jeta pasi u bë baba

  I ftuar në  “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ishte Bardhi, që tregoi të pathëna që nga jeta e tij e re si...

Pengonin trafikun në kryeqytet, Rrugorja ‘ngre në ajër’ me vinç dhe bllokon 65 makina

Policia Rrugore e Tiranës dhe Komisariatet rrisin monitorimin e trafikut në rrugë dhe pengesave që krijohen nga drejtuesit në qarkullim apo që krijojnë vështirësi...

Lajme të tjera

Web TV