Dy shpërthime të fuqishme tmerrojnë Shkodrën: Tritol objektit në pronësi të kandidatit të Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët e Shkodrës janë zgjuar të tmerruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, si pasojë e dy shpërthimeve të fuqishme me tritol. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.

Objekti i parë që ka shpërthyer me tritol ndodhet në Pedonalen e qytetit të Shkodrës dhe është një qendër tregtare në pronësi të Xhemal Bushatit. Ky i fundit ishte kandidat i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, por nuk mundi të fitonte dot në zgjedhje, duke u renditur i treti.

Pak minuta më vonë, në një hapësirë kohore prej 10 minutash, një tjetër shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në qytetin kryeqendër të veriut. Një sasi tritoli ka shpërthyer në dyqanin e një rrjeti supermarketesh në vendin e njohur si “Rruga e Gjerë” në afërsi të stadiumit.

Paraprakisht, mësohet se shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02.20 të mëngjesit, dhe i dyti 10 minuta më pas. Nuk dihet nëse dy objektet që janë hedhur në erë me tritol kanë lidhje me njëri-tjetrin sepse u përkasin personave të ndryshëm.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton Policia e Shkodrës.

Të fundit

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e...

Lajme të tjera

Web TV