12 vjet pavarësi/ Serwer: Pak vende e kanë bërë atë që ka arritur Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti amerikan dhe profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, thekson se kryeministri i ri Albin Kurti nuk do ta ndryshojë qasjen e Kosovës ndaj Serbisë.

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor duke folur për 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka shpjeguar se janë pak vende ato që kanë arritur shumë përgjatë 12 viteve të ekzistencës së tyre, aq sa ka arritur Kosova deri më sot.

Kryeministri Kurti e ka sqaruar se do të kërkojë që marrëdhëniet me Serbinë të bazohen në reciprocitet. Unë nuk jam i sigurt që Beogradi është i gatshëm për këtë, megjithëse mendoj se Kurti me të drejtë e kërkon këtë. Nuk pres ndonjë lëvizje në marrëdhëniet mes dy palëve deri në përfundimin e zgjedhjeve parlamentare të prillit në Serbi”, tha Serwer.

I pyetur nëse ky është viti në të cilin Kosova do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, Interpolit dhe UNESCO-s, Serveri tha se kjo është e paqartë duke pasur parasysh kundërshtimin e Serbisë dhe Rusisë.

Çështja e anëtarësimit në Interpol dhe UNESCO mund të zgjidhet brenda një ore – nëse Serbia bie dakord. Unë mendoj se ajo duhet ta bëjë një gjë të tillë. Kur bëhet fjalë për Kombet e Bashkuara, është një çështje shumë më e vështirë, sepse, përveç Beogradit, Moska do të përpiqet ta materializojë shtrenjtë nga Uashingtoni. Gjë të cilën Uashingtoni nuk do të dëshirojë ta bëjë”  tha Serwer.

Me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Server tha se nuk ka shumë vende që kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistencës së tyre. Duke treguar se për asnjë shtet nuk mund të thuhet se është plotësisht stabil, Serveri thekson se së fundmi në Kosovë është formuar një qeveri e re demokratike.

Lexo edhe :  Kosova pajiset me autoblinda amerikane/ Ushtria do zhvillohet krah për krah me SHBA-në

Media në Kosovë kryesisht janë të lira. Gjykata Kushtetuese po demonstron vazhdimisht pavarësi krahasuar me degët e tjera të pushtetit. Sektori civil është zhvilluar, si edhe opozita. Ka pasur rritje në sferën ekonomike – duke pasur parasysh përparimin e ngadaltë në zonën e Bashkimit Evropian”, u shpreh eksperti amerikan për Ballkanin në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

Lajme të tjera

Web TV