“A doni që të ketë tumor prapë?”/ Futbollisti flet për herë të parë për ndarjen nga Adriana Matoshi: Po kalon kohë të vështira…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja e tyre ka qenë mjaft e komentuar në rrjetet sociale për shkak të diferencës në moshë, por edhe për faktin se ai nuk kishte nënshtetësi shqiptare.

Është fjala për Adriana Matoshin dhe Keith Owen Groeneveld, të cilët së fundmi janë në qendër të vëmendjes për shkak se në rrjet kanë qarkulluar disa thashetheme se ata i kanë dhënë fund romancës.

Duke i hedhur një vështrim “Instagram”-it të tyre vihet re se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin dhe se Keith i ka fshirë të gjitha fotot me aktoren e njohur, duke lënë vetëm foto personale të tij.

Nga ana tjetër, deputetja e Kuvendit të Kuvendit të Kosovës, edhe pse e ka hequr nga lista e “followers”, nuk i ka fshirë postimet e fotot me futbollistin.

Ndërkohë lidhur me ndarjen e tyre ka reaguar për herë të parë Keith, i cili ka dhënë një deklaratë për “Prive”.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë.

Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë”, është shprehur ai.

Të fundit

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV