Dhunoi dhe hodhi nga ballkoni i katit të tretë gruan, ja kush është autori i dyshuar (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi që shihni në foton më poshtë është Dilaver Idrizi, 61-vjeçari i cili u arrestua nga policia dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

(Foto nga TCH)

Ai dyshohet të jetë personi që ka dhunuar dhe më pas e ka hedhur partneren e tij nga ballkoni i katit të tretë.

Në gjyq ai është shfaqur me kokën ulur në pritje të masës së sigurisë e cila do të jepet sot nga gjykata.

Ngjarja

Mesazhet që i kanë shkuar gruas në telefonin e bashkëjetuesit të vet si urim për festën e 8 Marsit janë bërë shkak që në Kamzë të kryhet një akt horror, që vetëm fati e ka shpëtuar gruan.

Ngjarja e rëndë është shënuar pak ditë më parë në Kamzë, ku Policia bëri me dije se një grua është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj.

Madje, përgjatë gjithë kohës që gruaja ka qëndruar në spital, te koka ka pasur bashkëjetuesin e saj, duke shmangur kështu të gjitha dyshimet që mund të ngriheshin për atë çka do të trondiste më pas.
Policia ka dokumentuar fillimisht dëshminë e të dëmtuarës dhe të burrit që qëndronte me të, duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale.

Por më pas, ka qenë e bija e të plagosurës e cila ka tronditur Policinë me dëshminë e saj. Ajo i ka besuar Policisë atë që i kishte thënë e ëma në një moment kur kishte qenë e vetme me të bijën, pasi i shoqi asnjë sekondë nuk e linte vetëm.

Policia ka ndërhyrë, duke e vënë në pranga bashkëshortin dhe më pas ka zbardhur dhe krimin e rëndë. Nga të dhënat është mësuar se bëhet fjalë për një xhelozi të sëmurë që i ka nisur burrit kur ka parë SMS-të e urimeve në telefonin e tij, por që më pas rezultoi se ato mesazhe kishin ardhur nga një qendër humanitare, së cilës gruaja iu kishte drejtuar për ndihmë.

Lexo edhe :  Situata me zjarret në vend/ Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

Ai e ka dhunuar barbarisht duke e lënë pa ndjenja, ndërkohë që në momentin që gruaja është përmendur dhe i ka kërkuar ujë, ai e ka marrë ujin dhe ia ka hedhur në fytyrë, duke bërë që ajo të humbasë sërish ndjenjat dhe më pas e ka hedhur nga ballkoni i katit të tretë. Ngjarja është dokumentuar nga oficerët e Policisë Gjyqësore dhe i ka kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme!

Të fundit

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

Lajme të tjera

Web TV