Zgjerohet harta e gripit të shpendëve, në Vlorë një vatër e re infeksioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një rast të ri të konfirmuar të gripit të shpendëve në Vlorë. Lajmin e ka dhënë sot në një deklaratë zv. Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci.

Deklarata e plotë

Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, vazhdon monitorimi i kujdesshëm në të gjithë territorin e vendit nga AKVMB. Në 24 orët e fundit kemi pasur një rast të ri të konfirmuar nga ISUV në qarkun Vlorë, fshati Aliban. 

AKVMB vazhdon kontrollet në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e vendit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

Kemi marrë zotim nga bashkitë për bashkëpunim të plotë në lidhje me marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pamiratuara për shitje në zbatim të urdhrit Nr.131, datë 25.3.2022 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”.

Në 24 orët e fundit
•    Kemi një rast të ri të konfirmruar
•    Kemi një vatër të re infeksioni në qarkun Vlorë
•    Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
•    Jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit
•    Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.

Konsumatori shqiptar është e rëndësishme të ndihet i sigurt, se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius.

Lexo edhe :  Meta provon sërish në Apel: Nuk intimidoj dëshmitarë

Nëse konstatoni shenja të dyshimta për influencë aviare në ferma apo oborre, ju bëjmë thirrje të kontaktoni menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefononi falas në numrin e gjelbër 0800 33 66.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV