Provokon ish-dhëndri i Putinit, feston ditëlindjen luksoze në krahët e vajzës së gjeneralit të shërbimit sekret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi më i ri rus dhe ish-dhëndri i presidentit rus, Vladimir Putin, festoi ditëlindjen luksoze në Dubai me të bijën e një gjenerali nga Shërbimet Sekrete.

Miliarderi Kirill Samalov, i cili është sanksionuar nga Perëndimi që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, në të kaluarën ka qenë martuar me Katerina Tikonovën, vajza e dytë të presidentit rus. Mediat roz shkruajnë se ish-dhëndri i Putinit organizoi një festë luksoze për ditëlindje në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Teksa lufta në Ukrainë ka prekur portofolat e të gjithëve në mbarë botën, ish-dhëndri i Putinit edhe pse i sanksionuar nga Perëndimi po “bën jetën e fundit” në Dubai.

Vajza e një gjenerali të shërbimit sekret shoqëruesja e tij e re 

Partnerja e tij e re thuhet se është 33-vjeçarja Anastasia Zandorina, vajza e një gjenerali të inteligjencës FSB, i cili luajti një rol kyç në pushtimin e Ukrainës nga Putini. Anasatasia, në fakt, ishte ajo që organizoi festën e tij të 40-vjetorit në kullën Burj Al Arab në Dubai, larg atmosferës depresive në Moskë, sipas artikujve të mediave të huaja.

Festa e ditëlindjes e miliarderit rus ishte ekskluzivisht vetëm për elitën, larg mediave duke ruajtur privatësinë për të ftuarit.

Megjithatë Daily Mail ka siguruar pamje nga 40-vjetori i miliarderit rus. Sipas burimeve për mediat roz, thuhet se ish-dhëndri i Putinit do të martohet së shpejti me të bijën e gjeneralit rus.

Sa i përket martesës së tij me vajzën e Vladimir Putinit, thuhet se u shkatërrua kur 40-vjeçari filloi një lidhje jashtëmartesore me një investitoren në Londër, Zana Volkova. Çifti u divorcua vitin e kaluar.

Të fundit

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm...

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate, avionëve luftarakë F-16, forcave speciale,...

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1...

Lajme të tjera

Web TV