Akademia “Laureus” shpall Messin dhe Hamilton “Sportistët e 2019-s”.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni i Barcelonës dhe 6-herë kampioni i botës në ‘Formula Uno’ u votuan nga Akademia “Laureus” si dy atletët më të spikatur të vitit që lamë pas.

Piloti britanik mori çmimin nga ish-trajneri i Arsenalit Arsen Venger, ndërsa “Pleshti” nuk mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në Berlin, megjithatë përshëndeti të pranishmit me anë të një video-mesazhi.

“Ju kërkoj falje, por nuk munda të vijë në këtë event sonte. Dëshiroja të isha vërtet aty, por fatkeqësisht nuk mundem. Falënderoj Akademinë për këtë vlerësim që më dhatë. E vërteta është se ky është një çmim shumë i veçantë dhe jam i nderuar që jam i pari njeri nga sporti kolektiv që e fitoj këtë çmim. Faleminderit shumë!”- deklaroi Messi.

Messi dhe Hamilton kanë triumfuar në një garë të vështirë me emra të tjerë të spikatur të botës së sportit individual. Lionel Messi me këtë çmim thyen edhe një tjetër rekord duke u bërë i pari sportist nga një grup që fiton si individ. /Fjala.al/

Të fundit

“Berisha e dha sinjalin që këto zgjedhje po i shet”/ PD nuk kishte sy për qeverisje

Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin ku foli rreth zgjedhjeve të 11 majit, asaj që...

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 27 mijë maturantë testohen tek ‘Gjuha e Huaj’

Rreth 27000 maturantë do të zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj. Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e...

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

Shqipëria u rendit e pesta në mesin 41 vendeve të Europës për rritjen e madhe të çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve më 2024,...

Kthjellime, pak vranësira dhe erë e lehtë nga jugu, ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë kryesisht të kthjellët dhe me...

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai foli...

Lajme të tjera

Web TV