Rama në mbështetje të familjes që humbën vajzën nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Veliaj vizituan sot familjen Biqiku, me banim në Tiranë në zonën e Kombinatit, ndërsa në tërmetin e nëntorit ajo humbi vajzën e saj të madhe, Xhesikën.

Gjëndja e rënduar e Xhesikës nuk mundi të lejonte transportin për kurim të specialziuar jashtë vendit. Kryeministri, Rama, i premtoi familjes së do të këtë kujdes të veçantë dhe nuk do të ndihet vetëm pas kësaj ngjarje tragjike, e cila tronditi çdo zemër shqiptari.

Pjesë nga biseda:

Rama: Më vjen shumë keq, nuk e kaloj dot. Për koicidencë e takova babain atë ditë dhe më kërkoi ta çonim jashtë shtetit, por mjekët ishin shumë opesimistë se ishte shumë rëndë.

E motra: Unë kërkova të futem në reanimacion, nuk më lejuan, vetëm mami, edhe atë ditë s’e kuptova, e pashë po e pashë të vdekur. Pastaj e mësova te dhoma kur ma tha psikologia.

Nëna: Edhe atë ditë që e operuan ajo thoshte vetëm o Xhesi o Xhesi, s’do iki në shpi thoshte s’do e përballoj dot pa atë…Gjithë ky Kombinat vetëm dy sakata dhe ajo e vdekur. Unë s’kisha as lot, herë -herë qaja, kjo më shikonte, një pikë lot e kjo sytë te unë. Doktori më thoshte kujdes se ka kaluar traumë. I ka parë të gjitha në internet.

Rama: Për udhëtim nuk bëhej fjalë se nuk e përballonte dot dhe në konsultën që u bë me mjekët jashtë më thanë se është e pamundur.

Erion Veliaj: Sabina ka fituar shkollën në Elbasan, por nëse bëjmë një përjashtim ta transferojmë në Tiranë pavarësisht pikëzimit. Na thuaj kur te jesh gati, meqe ke edhe këmbën të demtuar, kur të duash të nisesh, ose në janar ose në tetorin tjetër.

Lexo edhe :  Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Nëna: Dua pranë varrezave thoshte nuk iki nga Kombinati. Të paktën thotë e kam afër./Fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV