PD me fasadë të re, çfarë po ndodh në selinë blu? (Foto)

Partia Demokratike ka pasur ditë jo të lehta kohët e fundit.

Që prej shpalljes së Sali Berishës ‘non grata’ nga SHBA, përjashtimi i tij nga grupi pralamentar i PD, dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i saj e tani në përpjekje për bashkimin dhe unifikimin e saj si partia kryesore opozitare në vend.

Por PD nuk ndryshoi vetëm në brendësi të saj. Fillimi i janarit e gjeti atë me dyer të blinduara dhe kamera sigurie në çdo cep të mundshëm.

Sot duket se diçka po ndryshon në këtë seli. Para pak ditësh deputetët e PD ranë dakord se dyert e blinduara duhet të hiqeshin, ndërsa sot janë vënë re që në orët e para të mëngjesit skela dhe punëtorë që po ndryshojnë fasadën e kësaj selie.

Se çfarë ndryshimi do bëhet nuk dihet, por na mbetet vetëm ta shohim në ditët në vazhdim.