Ndërhyrja e qeverisë në treg, legjitime apo jo?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

Ndërhyrja e qeverisë në tregun e prekur nga kriza e pandemisë dhe kriza e çmimeve është e nevojshme dhe legjitime, por për të siguruar një rimëkëmbje të fortë. Por, qeveria duhet të planifikojë ndërhyrje në treg për të shmangur ndihmën selektive për bizneset që po dështonin ose kishin probleme të rëndësishme strukturore përpara krizës. Në fakt duket se konkurenca efektive në treg do të duhet të rivendoset pasi të kenë kaluar edhe shumë kohë në të ardhmen. Prandaj, në këtë të keqe të madhe që prek tregun kaotik shqiptar nevojiten masa afatshkurtra për të mbështetur bizneset e domosdoshme, por gjithashtu për të stimuluar ekonominë për rimëkëmbje në një mënyrë që garanton se ajo është gjithashtu më elastike, gjithëpërfshirëse dhe më miqësore për të bërë biznes dhe për të rritur mirqenien. Për të arritur këto qëllime legjitime të politikave, qeveria duhet të vlerësojë alternativat e ndryshme të disponueshme dhe të besueshme nga tregu dhe konsumatori. Kjo nënkupton, që qeveria duhet të ndërmarrë një analizë kosto-përfitim dhe të zgjedhë opsionin e politikës që minimizon kufizimet dhe shtrembërimet e konkurrencës. Të gjitha këto kërkojnë një reflektim të gjerë mbi një politikë inteligjente që mund të ndihmojë në rialokimin e burimeve në disa sektorë kyç të ekonomisë, që në të njëjtën kohë nuk shtrembëron konkurrencën midis bizneseve dhe mund të ndihmojë në krijimin e terrenit për një ekonomi elastike dhe të qëndrueshme afatgjatë. Rivendosja e konkurrencës efektive duhet të shërbejë si motivimi kryesor për politikat që po ndërmerr dhe ka në plan të ndërmarrë qeveria dhe më tej. Kjo qasje është shumë e rëndësishme për të siguruar që rimëkëmbja të jetë gjithashtu e shpejtë dhe konsistente, duke siguruar aktivitet ekonomik të gjallë. Krizat e kaluara tregojnë se politika dhe zbatimi i konkurrencës kanë një rol themelor për të luajtur në forcimin e elasticitetit në treg dhe në mbështetjen e rimëkëmbjes së shpejtë të një ekonomie nga një krizë. Këto mësime lidhen si me efektet e dëmshme që bie mungesa e konkurencës duke rritur pabarazinë dhe duke ndikuar në disa raste edhe në kriminalizimin e segmenteve të caktuara ekonomike, duke qenë se humbin sensin e masës dhe rolin e tyre në treg. Prandaj, zbatimi i fortë i konkurrencës mund të luajë një rol të rëndësishëm në përgjigjet e qeverisë ndaj krizës ekonomike. Ajo duhet të vazhdojë të mbështesë autoritetin e konkurrencës me burime dhe të kërkojnë ekspertizën e tyre unike, por edhe ekspertizat e posaçme teknike për të siguruar që tregu të funksionojë mirë edhe pas krizës dhe të mund të nxirren mësimet që të mund të mbështesin rritja ekonomike. Ndërhyrja e qeverisë në vendimarrjen e bizneseve për qëllime të mbrojtjes së konsumatorëve, nëpërmjet krijimit të Bordeve për transparencë mund të ketë probleme me ligjin “Për mbrojtjen e konkurencës” duke patur ndoshta për herë të parë edhe konflikt me të[1]. Në këtë përpjekje për të bërë transparencë, në fakt kemi një përpjekje për advokim me efekt konsumimin e rolit rregullator duke shërbyer në një të ardhme edhe si “njohës” i rezultateve negative financiare me justifikimin e ndrydhjes së tregut dhe “caktimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të çmimeve të blerjes ose të shitjes…”. Përpjekjet për zbatimin dhe advokimin e politikave për mbrojtjen e konkurrencës duhet të vlenin më shumë nëse do të përqendroheshin kryesisht në ata sektorë të ekonomisë që mund të kenë pësuar ndikimin më të madh nga kriza e kaluar dhe ajo aktuale (p.sh. bujqësia, turizmi).

 

Për momentin, funksionimi i Bordeve të krijuara në ditët e para të marsit 2022 nuk është më i vlefshmi, sepse do të kishte një ndikim më efektiv nëse përpjekjet shkojnë në mbështetje të atyre nismave që mund të ndihmojnë në përshpejtimin e rimëkëmbjes së ekonomisë nga kriza. ( promovimi i bashkëpunimit efektiv ndërmjet bizneseve për ndryshim bazuar në analizën e riskut). Qeveria duke kërkuar padyshim edhe ndihmën e autoritetit të konkurencës mund të komunikonte me qytetarët jo vetëm nëpërmjet daljeve në publik dhe biznese, por edhe me rregullimet e procedurave dhe zbatimit të instrumenteve prioritare lidhur me krizën e transparencës. Ndërkohë është Autoriteti i Konkurencës dhe shumë institucione që bashkëveprojnë me të, (mungon institucioni që mkbron konsumatorin) ata që duhet të vazhdojnë të mbrojnë parimet e konkurrencës për të mbrojtur një fushë loje të barabartë dhe për të shmangur shtrembërimet e tregut duke ndihmuar qeverinë të hartojë përgjigjet publike ndaj krizës bazuar, aty ku është e mundur, në parime të qarta, të përgjithshme dhe objektive të zbatueshme për të gjitha bizneset në ekonomi. Qeveria duhet të jetë tanimë e përgatitur të na informojë mbi zhvillimin e strategjisë së daljes nga abuzivizmi dhe informaliteti i tregut, që do të bëjnë të mundur rikthimin e mekanizmave të tregut pas krizës. Kjo do të ndihmojë që tregjet të mbeten konkurruese pas krizës, e cila do të jetë vendimtare për rimëkëmbjen ekonomike. Kjo mund të përfshijë veprime detyruese kundër rritjeve antikonkurruese të çmimeve, si dhe përdorimin e masave të përkohshme paralajmëruese me kontrolle bazuar te analiza e rriskut për të ndaluar sjelljen abuzive aty ku ajo ndodhet, me qëllim që të mos paragjykohen sektorë dhe të lakohen emra që ndoshta nuk kanë përgjegjësi direkte. Autoriteti i Konkurencës duhet të bashkërendojë ngushtë me oraganizatat e ndryshme që punojnë mbi një ekspertizë të specifikuar për tregun, ose të mbështeten në fuqitë e mbrojtjes së konsumatorit (nëse ka) për të mbrojtur konsumatorët nga praktikat e padrejta të çmimeve.

Lexo edhe :  TV si TikTOK

 

Nëse bizneseve shqiptare që kanë filluar rritjen e çmimeve do të asistohen dhe të analizohen për të kuptuar nëse jemi realisht në kushtet e një situate të kartelit “naiv”[2], apo një tregu oligopol në të vërtetë do të kryhej një shërbim i madh për të dialoguar me argumente me konsumatorin se një pjesë jo e vogël e bizneseve po i rritin çmimet: për shkak të konkurencës së pandershme nga aktivitetet informale, që ende nuk janë pakicë në treg; për shkak të rritjes së kostos së korrupsionit, e cila ndikon direkt në vendimarrjen e bzineseve; për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë me paketa ligjore dhe nënligjore të pastudiuara si dhe sa duhet, duke lënë zbuluar rolin e saj rregullator; për shkak të patroinazhit politik në ekonomi, i cili krijon në vijimësi një deformim të tregut dhe konkurencës; për shkak të mosmbylljes në kohë të re3formave që krijojnë efekte dytësore jo të dëshirueshme për bizneset; për shkak të kronizmit politik, i cili ka zëvendësuar meritokracinë dhe ka rritur koston e të bërit biznes, si dhe për shkak të modeleve të vazhdueshme së përjashtimit social dhe krijimit të një elite egoiste, që bazon zhvillimin mbi polarizimin politik dhe ekonomik duke rritur në fakt pabarazinë. Në mbyllje mund të thuhet se implikimet e pozitave diktuese, që kërcënojnë konkurencën e tregut mund të shihen më me kujdes veçanërisht në rastin e abuzimit me pozitën dominuese të disa bizneseve, që kanë si objektiv ose efekt largimin e konkurrentëve nga tregu  duke mos u mbështetur tek efikasiteti por tek e kundërta e tij.

 

 

Të fundit

Manchester City triumfon pastër ndaj Tottenhamit, titulli vendoset në javën e fundjt

Masnchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League. Citizens mposhtën 0-2 Tottenhamin në transfertë,...

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20%...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

Lajme të tjera

Web TV