Më 1 prill, shorti i Botërorit “Katar 2022”, FIFA përcakton ndarjen e vazove

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një njoftim për shtyp, FIFA ka bërë të ditur kushtet e shortit për Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Katar, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. Ajo konfirmon se renditja e FIFA-s do të përdoret për të vendosur 32 ekipet në katër vazo të ndryshme me nga 8 skuadra finaliste.

“Sipas procedurës së miratuar nga Komiteti Organizativ për Garat i FIFA-s, 28 skuadrat tashmë të kualifikuara, do të shpërndahen sipas kritereve sportive në vazo të numëruara nga 1 deri në 4, në bazë të renditjes botërore të FIFA-s, që do të publikohet më 31 mars 2022, në fund të ndeshjeve ndërkombëtare të marsit”,- thuhet në të.

Vetëm Katari do të ketë të drejtën e trajtimit special: “Si vend pritës, Katari do të vendoset (pozicioni A1) në vazon 1, ku do t’i bashkohen edhe shtatë skuadrat e kualifikuara më të mira në renditjen globale. Tetë skuadrat e ardhshme sipas renditjes (skuadrat 8 deri në 15) do të futen në vazon 2 dhe skuadrat nga 16 deri në 23 do të shkojnë në vazon 3.

Së fundi, në vazon numër 4, do të përfshijë skuadrat nga vendi i 24-t deri në 28, si dhe dy skuadrat “për t’u përcaktuar”, që korrespondojnë me fituesit e ‘play-off’-eve ndërkontinentale dhe ekipin “për t’u përcaktuar” që korrespondon me fituesin e ‘play-off’-in e fundit të UEFA-s”.

Gjithashtu, FIFA specifikon se “skuadrat nga e njëjta konfederatë nuk mund të vendosen në të njëjtin grup, me përjashtim të UEFA-s, e cila do të ketë 13 përfaqësues. Kështu, pesë nga tetë grupet do të kenë dy kombëtare europiane”.

Në mënyrë të detajuar, “faza e ndeshjeve në grupe të Botërorit 2022 do të shtrihet në 12 ditë, me katër ndeshje në ditë. FIFA sqaron gjithashtu se “ndërsa shorti përfundimtar do të përcaktojë ndeshjet e fazës së grupeve, orari i ndeshjeve finale nuk do të dihen, derisa të caktohen stadiumet dhe ora e fillimit për çdo ndeshje”.

Të fundit

Milani dorëzohet, Tare shet yllin e ekipit për 65 mln euro para Botërorit të klubeve

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe...

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve,...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV