18 shkurt 1913/ “Kosova është e jona”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Roland Qafoku ka publikuar sot një editorial të gazetës “Përlindja e Shqipëniës” i botuar në 18 shtator të vitit 1913.

Në një koment të shkurtër në rrjetin social “Facebook”, Qafoku shkruan se gazeta e qeverisë së Ismail Qemalit protestonte vendimin e Konferencës së Ambasdorëve në Londër duke dalë më titullin “Kosova asht jona”.

107 vite më parë plaku i urtë i Vlorës, kundërshtoi hapur verdiktin e “Fuqive të Mëdha” për copëtimin e trojeve shqiptare.

“1913-2008. Për 95 vjet, Fuqitë e Mëdha e shkëputën Kosovën nga trupi amë dhe ia dhanë Serbisë. Ky është numri i 18 shtatorit të vitit 1913 të gazetës së qeverisë së Ismail Qemal Vlorës “Përlindja e Shqipëniës”, editoriali i të cilës, që nga analiza e tekstit unë besoj se është shkruar nën drejtimin e kryeministrit Vlora dhe drejtorit Dhimtër Berati.

Editoriali është një kundërshtim publik i vendimit të Konferencës së Ambasdorëve në Londër sipas të cilës Kosova i jepej Serbisë.

Për 95 vjet, ndaj popullsisë shqiptare në Kosovës, serbët kanë kryer genocidin e dytë më të rëndë pas asaj që kanë bërë gjermanët ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

E megjithatë, Kosova nuk u shua dhe nuk u asimilua falë idealit patriotik që rrallë mund ta mbajë një popull në ato kushte.

Ajo jetoi me një sakrificë sublime të një populli që derdhi lumenj gjaku, por edhe me mbështetjen e SHBA, derisa erdhi 17 shkurti i vitit 2008. Gëzuar 12 vjetorin e pavarësisë Kosovë,” shkruan në komentin e tij Roland Qafoku.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV