Dje nuk u gjet në banesë, policia tha se ishte në komisariat, por ja kur u vetëdorëzua Alqi Bllako

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja për arrestimin e ish-deputetit të PS Alqi Bllako.

Teksa Policia e Shtetit deklaroi mëngjesin ne sotëm se Bllako ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme, sipas “BalkanWeb” ai është vetëdorezuar rreth orës 3 të mëngjesit në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Mbrëmjen e kaluar pasi GJKKO i caktoi masën e arrestit më burg, u raportua se policia kishte shkuar në banesën e Bllakos, në zonën e Tiranës së Re për ta arrestuar, por ish-deputeti nuk ka rezultuar në banesën e tij.

SPAK e akuzon Alqi Bllakon se në bashkëpunim me Lefter Kokën dhe zyrtarë vendorë në Fier kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë ndryshuar destinacionin e pronës ku do të ndërtohej inceneratori. Po ashtu SPAK arsyeton se ish-deputeti Bllako ka favorizuar kompaninë fituese të inceneratorit të Fierit dhe ka marrë si ryshfet shumën prej 14.9 mln lekësh në formën e pagesave që janë kaluar për llogari të babait të tij, Edmond Bllako.

 

 

Në dosjen hetimore që është publikuar edhe më herët nga BalkanWeb, një tjetër fakt i përcjellë nga prokuroria është edhe një udhëtim që zoti Bllako ka bërë me Klodian Zoton njëri prej pronarëve të kompanisë që ka fituar inceneraotrin e Fierit nga Shqipëria në drejtim të Italisë (Torino) dhe anasjelltas. Sipas prokurorisë Alqi Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton në 16 prill të vitit 2019 dhe është rikthyer sërish në Rinas në 17 prill.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV