Anglezi e provokon me puthje, Florian Marku e kap nga fyti: Puthjet janë për femra, nesër e sheh…(Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boksieri shqiptar, Florian Marku të shtunën mbrëma (20:00) do të zbresë në ring për t’u përballur me Chris Jenkins. Në një intervistë për “SuperSport”, Florian Marku ka folur për këtë takim, teksa është shprehur se mezi po e pret këtë duel dhe se është gati për të marrë fitoren e radhës.

“Është një nga kundërshtarët më të mirë më të cilët jam ndeshur. Ka shumë përvojë me 30 ndeshje të zhvilluar, por unë jam përgatitur shumë dhe mezi po e pres. Duhet një fitore e bindshme, që emri im të respektohet më shumë.”

“Jam 100% i fiksusar në boks. Jam I lumtur si po shkojnë gjërat. Unë e kam shumë qejf Kickboxin, kerrierën time në MMA me shtatë fitore, por kam probleme me dorën, me kapjen, kështu që nuk mendoj se mund të kthehem”

Por, sfida mes të dyve është nxehur shumë më parë se të dy boksierët t’i drejtohen ringut, teksa pasi përfunduan peshimin, Marku nisi t’i fliste kundërshtarit. Këto janë lojëra psikologjike të cilat Marku i bën zakonisht, pasi boksieri shqiptar e di mirë se ndeshja nis që jashtë ringut.

Në këtë rast, Jenkins nuk i duroi fjalët e Markut dhe vendosi ta provokonte duke i “dhuruar” një puthje. Kaq i mjaftoi shqiptarit ta shtynte kundërshtarin dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, më pas u desh ndërhyrja e sigurisë të cilët bënë të mundur që shfaqja të shtyhet për ditën e nesërme dhe të mos konsumohej para kohe.

“Puthjet janë për femrat, jo për mua. Nesër do ta shohësh” ishte paralajmërimi i Markut. Atleti shqiptar ka treguar gjakun e tij të nxehtë dhe që me këto gjera mund të ndizet edhe më shumë. Atmosfera është elektrizuar në salle teksa boksieri kundërshtar ka dashur konfrontimin që rojet e sigurise nuk kanë lejuar…

Lexo edhe :  Nga polemikat për biletat, tek politika, Duka i thotë të gjitha para ndeshjes me Serbinë

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV