Tarifat e  celularëve/ Konkurrenca zgjat afatin e pezullit të tarifave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Konkurrencës detyron kompanitë e telefonisë celulare që operojnë në vendin tonë të mbajnë të pandryshuar çmimin e paketave me parapagesë deri në përfundim të hetimeve. “Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se: Nga monitorimi i zbatimit të vendimit nr. 680, datë 14.02.2020, “Për marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare”, vihet re se operatorët: Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom kanë ndërprerë aplikimin e paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë. Sjellim në vëmendje se në pikën II të vendimit nr. 680, datë 14.02.2019 thuhet: “Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore”-bën të ditur Autoriteti i Konkurrencës.

Vodafone Albania, Albtelecom dhe Telekom Albania rritën me 200 lekë paketat me parapagim, por Autoriteti i Konkurrencës vendosi që të pezullojë rritjen. Kompanitë që shkelin vendimin, gjobiten me 10% të vlerës së xhiros.

Autoriteti i Konkurrencës vendosi të urdhërojë kompanitë që të ndërpresin në mënyrë të menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, aplikimin e paketave të reja standarde 30-ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom.

Komisioni i Konkurrencës vendosi të marrë masa të përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. “Në mbledhjen e tij të datës 14.2.2020, shqyrtoi çështjen me objekt: Marrja e masës së përkohshme në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe vendosi ndërprerjen e menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30-ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom”, – thuhet në vendim.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesor sot

Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore. “Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të këtij vendimi, ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom ndëshkohen me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës. Në rast të moszbatimit të masave të përkohshme brenda afateve të përcaktuara në këtë vendim, Komisioni i Konkurrencës vendos gjoba periodike deri në 5% të xhiros mesatare ditore, derisa ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom të veprojnë në përputhje me vendimin për masat e përkohshme”, – thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës.

 

Të fundit

Trump kalon në sulm: Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa sulmuar Rusinë

Në një postim në Truth Social, Trump ka sugjeruar se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa sulmuar Rusinë....

“Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon”, Vuçiç ngre tonet: Serbia do të fitojë!

“Ne do t’i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë dhe kanë avancuar me shpejtësi...

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si shtet i rreshtuar me Boshtin,...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

Lajme të tjera

Web TV