Gota (gjysmë) plot e donacioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Klodian Tomorri 
Shuma prej 1.1 miliardë euro, e deklaruar nga Konferenca e Donatorëve si ndihmë për Shqipërinë, është impresionuese dhe mund të jetë një nga angazhimet më të mëdha solidare në rrafshin ndërkombëtar. Por duhen sqaruar disa gjëra shumë shkurt. Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 700 milionë euro janë kredi. Këto angazhime praktikisht janë të pavlefshme për dy arsye.

E para, Shqipëria nuk mund t’i përdorë dot sepse nuk ka hapësirë fiskale. Kreditë e premtuara nga donatorët shkojnë direkt në rritje të defiçitit fiskal dhe rrjedhimisht edhe borxhit publik. Shqipëria nuk ka hapësirë buxhetore për të rritur borxhin.

Arsyeja e dyte është edhe më e thjeshtë. Shqipëria nuk ka nevojë për borxhe konferencash. Qeveria shqiptare nuk është në pamundësi për të gjetur borxh. Vendi ynë sot del lirisht në tregjet ndërkombëtare të financave dhe mund të marrë borxh në çdo moment, madje me kosto të lirë. Herën e fundit, eurobondi shqiptar u emetua me interes 3.5 për qind, çka është një normë relativisht e ulët borxhi.

I vetmi përfitim që vendi do kishte nga kreditë e donatorëve do ishte nëse ata do i akordonin këto kredi me interesa më të ulëta se 3 për qind. Por sërish edhe ky do të ishte një përfitim i papërfillshëm. Këtu dalim tek pjesa e donacioneve që vlejnë me të vërtetë. Ato janë grantet, pra paratë falas.

Sipas të dhënave paraprake, shuma e granteve te dhuruara nga Konferenca e Donatorëve vërtitet nga 300-400 milionë euro, pasi shifrat duhet ende të saktësohen. Për hir të së vërtetës, ky nuk është një kontribut i vogël, pasi behet fjalë për 2-3 për qind e PBB-se.

Lexo edhe :  Franca si vatër revoltash, Kriza e Majit 1968 dhe shpërthimi studentor

Pra financimi i defiçitit buxhetor për gati 2 vjet dhe për këtë Shqipëria duhet t’u jetë mirënjohëse donatorëve. Por edhe këtu duhet sqaruar një element shumë i rëndësishëm. Sa prej këtyre parave janë disbursuar dhe harxhuar ndërkohë. Sepse shuma prej 300-400 milionë euro që mendohet se është angazhuar përfshin brenda saj edhe paratë, të cilat janë disbursuar nga qeveritë mike dhe janë shpenzuar nga qeveria jonë gjatë situatës së emergjencës.

Ditët në vijim do të qartësojnë edhe më mirë përmasat e donacioneve si dhe kushtet e disbursimit të tyre. Megjithatë ky është një kontribut i rëndësishem dhe qeveria meriton vlerësim për punën që ka bërë në mobilizimin e solidaritetit ndërkombëtar.

Por, thënë këtë, është shumë e rëndësishme, që ato para të përdoren në destinacion. Do të ishte e pafalshme që qeveria e Shqipërisë dhe institucionet kontraktuese të abuzonin me donacionet. Kjo do ishte damka më e rëndë për çdo qeveri në glob.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV