Moti i keq dhe rrëshqitja e dheut bllokon Rrugën e Arbrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq dhe rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një prej më shumë se një ore po punon një eskavator i firmës së ndërtimit të rrugës për pastrimin e saj.

Ndërkohë policia përmes një njoftimi për mediat bën me dije se shembja ka ndodhur në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.

Policia e vendosur në të dy anët e rrugës orienton drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.

‘Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.

Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj.

Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin...

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve...

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Nga: Emirjon Senja Entuziazmi për përdorimin e algoritmeve për të parashikuar sjelljen e qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve devijante, si edhe në procesin e...

Zyrtare, Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i cili do të ulet që...

U lirua me kusht nga burgu/ Berisha rikthen me urgjencë Salianjin në detyrë

Kreu i PD Sali baerisham, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ish-deputeti Ervin Salainji, i cili vetëm pak më parë u lirua...

Lajme të tjera

Web TV