Gishti tregues dhe ai i unazës: Gishtat Parashikues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Imagjinoni sikur një  numër i vetëm të na tregonte se kush mund të bëhet futbollist,  kush mund të pësojë një atak të parakohshëm në zemër, të na tregonte orientimin seksual të dikujt etj.  Nëse 1400 studime të kryera janë të vërteta, ky numër magjik mund të jetë raporti midis gjatësisë së gishtit të dytë dhe të katërt, i njohur si raporti 2D:4D. Raporti ka tendencë të jetë më e ulët te meshkujt – që do të thotë se gishti i katërt i tyre priret të jetë më i gjatë se i dyti – sesa tek femrat. Ky raport  pasqyron ekspozimin e fetusit ndaj testosteronit dhe hormoneve të tjera që drejtojnë zhvillimin, përfshirë atë të trurit. Ideja që gjatësia e gishtave të njeriut zbulon kaq shumë buron nga puna e biologut  John Manning, tani në Universitetin Swansea në Mbretërinë e Bashkuar. Por fusha që ai frymëzoi ka shkuar përtej asaj që ai mund të imagjinonte. Nëse gishti tregues i juaji është më i gjatë se ai i unazës, atëherë keni më pak testosterone. Kjo do të thotë që ka të ngjarë të jeni jo i mirë në sport dhe të keni predispozita të vuani nga ankthi ose depresioni. Tek meshkujt, kur gishti i unazës ngrihet mbi treguesin konsiderohet një shenjë e fertilitetit të lartë. Parashikimi përmes gishtave për herë të parë u përmënd nga një anatomist gjerman në vitin 1870 ku raportonte se përmasat e gishtave zakonisht ndryshojnë midis gjinive, por vëzhgimi mbeti një kuriozitet derisa Manning publikoi studimin e tij  më 1998. Manning me kolegët e tij ndodheshin  në një klinikë fertiliteti në Liverpool, duke studiuar simetrinë në trupin e njeriut, për të cilin disa studiues dyshonin se lidhej me nivelet e hormoneve. Kur ai dhe kolegët matën raportet e gishtërinjve për pacientët në klinikë, raportet më të ulëta në duart e djathta të burrave lidheshin me nivele më të larta të testosteronit.

Publikimi i studimit tërhoqi vëmëndje nga rrethi shkencor dhe ai publik, ku më shumë se 1400 studime shkencore pasuan në më shumë se 20 vjet. Gjetjet  lidhin raportin e gishtave me atribute të tilla prognostike të individit si tipare personaliteti, aftësitë njohëse dhe orientimin seksual si dhe me rrezikun e sëmundjeve të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe skleroza amiotrofike e deri në predispozitat për çrregullimet psikologjike. Studiuesit madje janë përpjekur të përdorin raportet e mbledhura nga gjurmët e duarve  në muret e shpellave për të përcaktuar nëse artistët pas pikturave të lashta ishin burra apo gra. Nëse gishti tregues është më i gjatë se gishti i unazës, ka të ngjarë të jeni keq në sport, por të mirë në detyrat e kujtesës verbale. Predispozitat për neuroticizëm, kancer të gjirit (tek femrat) janë të larta. Në rastin e meshkujve studjuesit shohin rreziqe për atake të hershme të zemrës dhe predispozita për homoseksualizëm por kanë më pak gjasa të zhvillojnë probleme të prostatës. Por burrat dhe gratë me gishta tregues më të shkurtër në krahasim me gishtin e unazës janë më pak të shqetësuar, më të mirë në detyrat mendore të rotacionit 3D dhe më të mirë në sport. Sigurisht që profili është më agresiv, më pak të ndjeshëm, ekstrovertë, shumë fertilë ku nivelet e larta të testosteronit në përgjithësi lidhen me aftësitë superiore në detyrat që meshkujt zakonisht i kryejnë më mirë, të tilla si detyra të ndryshme hapësinore si sensi i drejtimit. Niveli i lartë i testosteronit, i treguar nga gishti i unazës që është më i gjatë se treguesi, do të thotë se dikush ka të ngjarë të jetë një sportist më i mirë, të ketë aftësi të mira biznesi por me predispozita ndaj abuzimit me alkolin dhe shthurjes me shumë partnerë. Në rastin e femrave ky raport jep parashikime mbi orientimin homoseksual si dhe shihet si tregues i një puberteti të vonuar.

Lexo edhe :  Misioni i Perëndisë në Shqipëri: Kryepiskopi Anastas dhe Ringjallja e Kishës

Në ratin kur janë të barabarta, në rastin e burrave shihen predispozita për sëmundje të zemrës, fertilitet të ulët e shumë studiozë, ndërsa tek gratë barazia e gishtave parashikon fertilitet të lartë e rrisk të lartë për kancer të gjirit. Por të dy palët kanë më shumë gjasa të jenë besnikë me partnerët e tyre.  Në të kundërt, ata me gishtin e  unazës më të gjatë, kanë më shumë gjasa të tradhtojnë. Studimet tregojnë se nivelet e larta të testosteronit në mitër lidhen me një rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjeve që janë më të zakonshme tek meshkujt, si ADHD, Tourette dhe autizmi. Nivelet e ulëta të testosteronit shoqërohen me një rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjeve që janë më të zakonshme tek gratë, si ankthi dhe depresioni.  Testosteroni i lartë i bën njerëzit më të prirur për të zhvilluar ADHD. Raporti i gishtërinjve ka joshur një brez të tërë studiuesish ndërsa ka tronditur shumë të tjerë. Për neuroendokrinologun e sjelljes Kim Wallen nga Universiteti Emory në Atlanta, një skeptik, debati mbi raportin dhe rëndësinë e tij “ngre disa çështje themelore rreth asaj që ne konsiderojmë provë”.  Por numri në rritje i studimeve të bëra ka shtuar numrin e atyre që mendojnë për implikimet e mbajtjes së historisë  mjekësore dhe personalitetit në dorën tuaj. Një sondazh në internet i sponsorizuar nga BBC mbi dallimet gjinore mblodhi raportet e gishtave të vetë-raportuar për më shumë se 240,000 njerëz. “Unë nuk di një biomarker më të saktë për androgjenin prenatal që mund të matet lehtësisht te të rriturit,” thotë neuroshkencëtari Marc Breedlove nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit në East Lansing. Antropologu Bernhard Fink i Universitetit të Göttingen-it në Gjermani, një mbështetës i raportit, shton se qindra studime kanë treguar se ai lidhet me një shumëllojshmëri sjelljesh dhe aftësish që mund të lidhen me androgjenët para lindjes. Megjithatë, ai pranon se raporti zakonisht shpjegon vetëm një sasi “të vogël deri të moderuar” të ndryshimit në çdo tipar të veçantë. Fuqia prognostike e raportit është edhe më e fortë për sportin. Studimet kanë zbuluar lidhje midis raporteve më të ulëta 2D:4D dhe performancës më të mirë në një sërë ngjarjesh atletike, duke përfshirë futbollin, vrapimin në distanca të gjata, regbi, ski, kanotazh dhe basketboll. Nuk është i largët ndoshta fakti kur skuadrat sportive të përdorin raportin e gishtërinjve si kriter për përzgjedhjen e lojtarëve.

 

 

Të fundit

Stuhia Herminia ‘mbërthen’ Francën/ Përmbytje masive në vend, 3 rajone nën alarmin e kuq

Franca është përfshirë nga stuhia Herminia e cila ka sjellë pasojat e para në territorin francez. Sipas autoriteteve, tre rajone...

Shqiptarët, kursimtarë/ BSH: Rreth 81.2 përqind e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë

Shqiptarët rezultojnë një popull më kursimtar se vendet e BAshkimit Europian.Banka e Shqipërisë ka publikuar   “Vrojtimin mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”,...

Foto e jetës

Nga Namir Lapardhaja E gjithë përpjekja 3-vjeçare e Berishës, është për të mbërritur te kjo foto. Ai në krah të Edi Ramës. Njëri kreu i përjetshëm...

Al Nassr siguron një super blerje, sulmuesi 21-vjeçar zgjedh Arabinë Saudite

Klubet e mëdha në Europë ndoshta duhet të shqetësohen, pasi një prej sulmuesve më premtues në qarkullim, do i bashkohet se shpejti kampionatit të...

Kanalizimet problematike përmbytin 300 banesa në Durrës, banorët: Situata e përsëritur

Mbi 300 banesa u përmbytën në Durrës pas një rrebeshi shiu, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve dhe pusetave. Banorët ankohen se...

Lajme të tjera

Web TV