Covid në Shqipëri/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë: 904 testime, 55 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 47 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 55 qytetarë, në këto bashki:
18 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Vlorë, Lushnje, Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Korçë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Vorë, Shkodër.
Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 2 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,102 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Prill 2022)
Raste të reja ditore 55
Të shëruar në 24 orë 47
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 904

Lexo edhe :  Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Testime totale 1,783,270
Raste pozitive 274,055
Raste të shëruara 270,102
Raste Aktive 461
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 250
Vlorë 63
Fier 34
Gjirokastër 28
Elbasan 23
Korçë 15
Durrës 14
Berat 11
Kukës 9
Shkodër 7
Lezhë 6
Dibër 1

Të fundit

Demokrati i parë fillon mallkimet për Berishën: Të vdesin, se na lanë në opozitë

Partia Socialiste në bazë të shifrave dhe rezultateve që KQZ ka publikuar deri më tani, po korr një fitore...

Ky është fruti më i keq për shëndetin

Të gjithë përpiqemi të hamë sa më pak fruta dhe perime të cilat janë plot me pesticide, por kjo nuk është e mundur, përveç...

PS thellon rezultatin edhe me votat e diasporës, +3141 vota nga PD! Lapaj 947

Partia Socialiste ka marrë kryesimin e votave të diasporës ne zgjedhje e 11 Majit. Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Socialiste ka siguruar 6488 vota...

“Fjala.al” parashikoi fituesin e zgjedhjeve, rënien e PD dhe mandatet e PSD! Ku gabuam?

Rezultati total: PS 77, PD 52, PSD 3, SHB 3-5, PM 2-4 dhe LB 1. Ky ishte parashikimi i rezultatit të zgjedhjeve nga "Fjala.al" pak...

Qarku i Lezhës drejt përfundimit, PS apo PD do të marrë mandatin e katërt?

Në Lezhë janë numëruar 103 qendra votimi nga 245 në total, ku kryeson PS me 11,846 vota ose 44.9%, ndërsa e dyta renditet PD-ASHM...

Lajme të tjera

Web TV