U gjet me plumb në kokë/ Misteri i vrasjes së shoferit të drejtorit të Portit të Durrësit, ishte në proces divorci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja nga ngjarja e ndodhur dje në Lushnjë. 38-vjeçari nga Durrësi Betim Kastrati, i cili u gjet i pajetë në automjetin e tij në aksin Fier-Lushnje mbrëmjen e së martës, kishte ardhur në Fier për të biseduar me kunatën e tij, me Shpresën për të rregulluar marrëdhëniet me bashkëshorten me të cilën ishte në proces divorci e që jetonin në dy vende të ndryshme.

Burime pranë grupit hetimor të prokurorisë Lushnje, e cila po zhvillon dhe hetimet, kanë bërë me dije se 38 vjecari nuk kishte mundur ta takonte motrën e bashkëshortes, një tentativë kjo për të rregulluar marrëdhëniet me gruan që kishte edhe dy fëmijë. Mësohet se marrëdhënia mes çiftit ka qenë e acaruar kohët e fundit, madje bashkëshortja ishte pajisur pak kohë më parë edhe me urdhër mbrojtje.

Pas ngjarjes reagimet nga familjaret dhe miqte e 38 vjecarit nuk kanë munguar, madje ata nuk pranojnë shenjat e depresionit, prej të cilit është folur se ishte duke kaluar Kastrati. Për sa i përket dinamikës se ngjarjes, ende nuk ka një zbardje të plotë të saj, ndërsa mbeten mistet edhe rezultatet e armës, të cilat ende nuk kanë dalë, madje nuk është bërë e ditur se sa plumba janë shkrepur prej saj.

Gjithë rrethanat e ngjarjes e bëjnë të dyshimtë atë cka ka ndodhur, duke mos hedhur poshtë edhe mundësinë e një shtytje drejt vetëvrasjes.
E shkuara si gardist, sipas miqve të tij, e kishte bërë 38-vjeçarin një tip të fortë dhe i trajnuar mirë për të kaluar situata të vështira, madje ai ka qenë një tip sportiv dhe i vendosur në gjerat që bënte.

 

Gjithsesi, janë duke u parë me imtësi të gjitha lëvizjet e 38-vjeçarit, ditë përpara ngjarjes, duke u bazuar edhe në bisedat e tij telefonike dhe kontaktet me persona të tjerë.

 

Lexo edhe :  Gjendet një person i pajetë në liqenin e Komanit

Automjeti, qe nuk ishte personale, por në pronësi të portit të Durrësit, nuk përdorej përtej orarit te punes, u gjet i ndezur në afërsi të vendit të njohur si rrethrrotullimi i Kolonjës në aksin Lushnje- Fier, brenda të cilit ishte i pajetë trupi i Kastratit, i cili aktualisht punonte si shofer i drejtorit të portit të Durrësit.

Të fundit

Shpërthen në flakë makina tek Unaza e Madhe, mbërrin në vendngjarje zjarrfikësja

Një mjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme tek Unaza e Madhe, në dalje të Paskuqanit. Në pamje shihet...

Berisha pranë Ramës në ceremoninë e Kryepeshkopit/Reagon PD: Ja nga kush u caktua vendi

Gjatë ceremonisë me rastin e përcjelljes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit”, u vendos në vëmendje ulja afër...

I zhdukur prej pesë ditësh, nisin kërkimet për 54-vjeçarin në rezervuarin e Kamenicës

I humbur prej disa ditësh palombarët nisin kërkimet në rezervuarin e fshatit Kamenicë. 54 vjeçari është shpallur i humbur nga familjarët që në datë 26,...

Ministrja Koçiu apel për dhurimin e gjakut

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu i bëri apel sot qytetarëve që të dhurojnë gjak. Ministrja Koçiu tha se njësitë lëvizëse gjatë...

Virozat dëmtojnë zemrën/ Mjekët: Mund të shkaktojnë miokardit. Kujdes të sëmurët kronikë

Gripi dhe viruset e tjera në qarkullim mund të shfaqin probleme dhe me zemrën. Nëse viroza ju zgjat më  shumë se dy javë, shoqërohet...

Lajme të tjera

Web TV