Ghani rizgjidhet president i Afganistanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, u shpall fitues i zgjedhjeve të shtatorit të kaluar.

Rezultatet u vonuan për shkak të akuzave për manipulim të votave.

Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Hawa Alam Nuristani, tha të martën se Ghani është rizgjedhur president me 50.64 për qind të votave.

Sipas saj, rivali kryesor i Ghanit, Abdullah Abdullah, ka dalë i dyti me 39.52 për qind.

Kundërshtarët e Ghanit thonë se zgjedhjet e 28 shtatorit janë përcjellë me mashtrime masive dhe probleme teknike, për shkak të pajisjeve biometrike që janë përdorur për votim.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë po ashtu e ulët – me vetëm 1.82 milion vota të numëruara. Pothuajse një milion vota u hodhën poshtë për shkak të parregullsive.

Afganistani ka rreth 37 milionë banorë dhe 9.6 milionë votues të regjistruar.

Të fundit

Berisha: Shqipëria ka pensione të barabarta me pagesën që bën gjermani për qenin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër qeverinë, duke e akuzuar për dështime të theksuara në fushën...

Mes fjalëve të rënda dhe akuzave personale/ Zbardhet i gjithë debati Trump-Zelensky

Eshte zbardhur i gjithë debatin në Zyrën Ovale, ku presidenti Trump dhe zëvendësi i tij Vance ushtruar një presion të shfaqur live në media...

Reagon Zelensky pasi Trump e përzuri nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X", pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, me kërkesë të presidentit Donald Trump. "Faleminderit, Amerikë, faleminderit...

“Ose do të arrini një marrëveshje, ose ne largohemi,” Trump i flet ashpër Zelenskyy-t

Në fund të takimit të tensionuar, Trump i drejtohet drejtpërdrejt Zelenskyy-t: “Problemi është se unë të kam fuqizuar që të jesh një njeri i fortë,...

Mandarinat me pesticide, mjekja ngre alarmin për efektet anësore

Në Dhjetor të vitit të kaluar në vendin tonë u sekuestruan mbi 2 ton mandarina, pasi kishin përmbajtje të pesticideve të rënda për shëndetin....

Lajme të tjera

Web TV