Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Arlind Ajeti është tashmë lojtari më i ri i skuadrës daneze të Vejle-s.
Ajeti u prezantua ditën e sotme te klubi i ri, pas një periudhe prej 6 muajsh pushim, pasi mbylli kontratën me Grashoperin e Zvicrës. Te skuadra e re mbrojtësi ka gjetur edhe një tjetër shqiptar, më konkretisht ish lojtarin e Partizanit, Ylber Ramadanin.
26-vjeçari është mirëpritur në Danimarkë nga drejtori i klubit, i cili është shprehur se skuadra është e gatshme ta ndihmojë Ajetin të rikuperohet fizikisht dhe teknikisht, pasi ka një mungesë të gjatë në futboll./Fjala.al/