Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, Hrushov: Putin mund të përdorë armë bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushovi, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë e përgatitur të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Nina Khrushcheva, një profesore e çështjeve ndërkombëtare në SHBA, i tha BBC-së se ajo beson se presidenti rus Vladimir Putin përfundimisht do të bëjë gjithçka që duhet për të shpallur fitoren në këtë luftë.

“Unë mendoj se kjo luftë është me të vërtetë ajo që Putin planifikon të fitojë dhe planifikon ta fitojë me çdo kusht. Nëse atij i duhet të shpallë fitoren dhe mund t’i duhet të përdorë armë bërthamore taktike. Ky mund të jetë një nga opsionet që rusët mund të jenë të përgatitur të përdorin, “tha ajo.

Armët bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se raketat me rreze më të gjatë që u shfaqën gjatë epokës së Luftës së Ftohtë kur Nikita Hrushov udhëhoqi Bashkimin Sovjetik, raporton BBC.

Por zonja Hrushov, një studiuese e Rusisë në New School në Nju Jork dhe kritike e gjatë e zotit Putin, ka frikë se Moska mund t’i përdorë ato për efekt shkatërrues në tokën ukrainase.

Në mars, disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Nina Khrushcheva deklaroi se ishte e turpëruar nga zhvillimi dhe se stërgjyshi i saj do ta kishte konsideruar sulmin “të neveritshëm”.

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Lajme të tjera

Web TV