U arrestua për bllokimin e një llogarie bankare, lirohet vëllai i Adriatik Alimadhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata ka liruar nga qelia Fatos Alimadhin. Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë pas kallëzimit të një qytetareje për bllokim të llogarisë bankare padrejtësish.

Gjykata kërkoi që prokuroria të hetojë rreth skemës së përmbaruesit si dhe të verifikohet kallëzimi i qytetares në fjalë. Sipas dosjes, kredia është marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më pas është shitur tek një tjetër institucion financiar mikro-kredie.

Rezulton se kredimarrësi ka ndërruar jetë 10 vite më parë dhe kredia e marrë duhej shlyer me siguracionin e jetës. Në ambientet e gjykatës ishte i pranishëm edhe vëllai i të arrestuarit, ish-deputeti Adriatik Alimadhi.

Por kush është Fatos Alimadhi?

54-vjeçar është një emër i njohur për policinë. Ai në vitin 2018 u vu në prangat e policisë po për shpërdorim detyre. Alimadhi në 2018 akuzohet se duke shpërdoruar detyrën ka përfituar nëpërmjet vjedhjes shumën prej 32.255 euro në lidhje me shitjen e një apartamenti. Duke e shitur disa herë më lirë nga sa e parashikonte ligji. Përmbaruesi Alimadhi në atë kohë iu shmangur hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore, në lidhje me shitjen e një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por ky apartament është shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën prej 32.255 euro.

Edhe në 2015 Fatos Alimadhin ka qenë në gjykim për mashtrim me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar 4,5 milionë lekë të reja të disa shtetasve, të cilët kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.

Të fundit

Ulen interesat e kredive/ Vendimet e politikës monetare po japin efektet e pritshme

Ulet interesi i kredive për bizneset por edhe për qytetarët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  lehtësimi i...

SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?

Ditët e fundit ai ka nisur një kthesë të pabesueshme, ku pretendon të na bindë se kur akuzonte SPAK, e kishte fjalën për disa...

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por cila është origjina e vërtetë...

Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai e konsideron Berishën ‘Buf Kënete’...

Propozimi i veçantë për Shën Valentin në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve

Një propozim i pazakontë për martesë ka ndodhur disa minuta më parë në qendër të Fierit. Mes dekorit të veçantë për Ditën e Shën Valentinit,...

Lajme të tjera

Web TV