Tjetër humbje për Putin, vdes në betejë kundër Ukrainës gjenerali i lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskomandanti i ushtrisë së 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, ka vdekur në luftën në Ukrainë. Kështu ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS. Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov. Beglov tha: “Vladimir Petrovich Frolov vdiq një vdekje heroike në betejë me nacionalistët ukrainas”.

Guvernatori tha se Frolov “sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash. Luftoi që të ndalonte së prituri vdekjen dhe largimet e tyre nga shtëpitë, apo të thoshin lamtumirë sikur të ishte hera e fundit”.

Por shumica e granatimeve që po ndodhin në Ukrainë po kryhen nga Rusia. Gjatë gjithë luftës, disa gjeneralë rusë dhe personel ushtarak të rangut të lartë janë raportuar të vdekur. Është e pazakontë që oficerë të tillë të rangut të lartë të vënë veten në rrezik duke iu afruar fushës së betejës dhe burimet perëndimore besojnë se ata e kanë bërë këtë për të marrë njëfarë kontrolli mbi operacionet që, në disa zona, kanë ngecur keq.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV