Komandanti i marinsave letër Papës: Shpëtoni civilët në Mariupol nga duart e Satanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Majori Sergiy Volyna, komandat i brigadës së 36-të të marinsave ukrainas në Mariopul i ka shkruar një letër Papa Françeskut ku i kërkon të ndërhyjë “për të shpëtuar popullsinë e rraskapitur civile në qytet.”

“Shenjtëria juaj, Papa Françesku, ju drejtohem për ndihmë, ka ardhur koha. Nuk mjaftojë vetëm lutjet. Ndihmoni në shpëtimin e tyre. Tregojini botës të vërtetën, ndihmoni në evakuimin e njerëzve dhe shpëtoni jetën e tyre nga duart e Satanit, i cili dëshiron të gjithë qeniet e gjalla”, shkruan ai.

“Unë nuk jam katolik, unë jam ortodoks”, shkruan Majori Sergiy Volyna.

“Unë besoj në Zot dhe e di se drita do mbizotërojë mbi errësirën. Kam luftuar për më shumë se 50 ditë në rrethim të plotë dhe gjithçka për të cilën kam kohë është një betejë e ashpër. Çdo metër e qytetit është e rrethuar. Unë jam një luftëtar, një oficer i betuar për besnikëri ndaj vendit dhe jam gati të luftoj deri në fund. Pavarësisht forcës dërrmuese të armikut, pavarësisht kushteve çnjerëzore në fushën e betejës, zjarrit të vazhdueshëm të artilerisë dhe raketave, mungesës së ujit dhe ilaçeve. Ju ndoshta jeni parë shumë në jetën tuaj. Por jam i sigurt se nuk e keni parë kurrë atë që po ndodh në Mariupol. Këtu është ferri mbi tokë”, shkruan ai.

“Kam pak kohë për të përshkruar të gjitha tmerret që shoh këtu çdo ditë. Në fabrikë, gratë me fëmijë dhe foshnja jetojnë në bunkerë. Në uri dhe të ftohtë. Çdo ditë nën shënjestrën e avionëve armiq. Të plagosurit vdesin çdo ditë sepse nuk ka ilaçe, ujë, ushqim”.

Papa Françeku ka bërë një apel tjetër për paqe: Gjithmonë theksojeni këtë fjalë “pajtim”.

“Zoti e ka fituar betejën vendimtare kundër shpirtit të së keqes, le të heqim dorë nga planet tona njerëzore, le të kthehemi në planet e Tij të paqes dhe drejtësisë.”

Papa i ftoi të gjithë të ndërgjegjësohen për gënjeshtrat e tyre.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV