Meta paralajmëron Ramën: Gruaja e Bilalit do takohet shpejt me popullin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta i është përgjigjur qëndrimit të disa minutave më parë të kryeministrit Rama, ku rai ironizoi se ku e ka popullin Meta, mos e ka në ëhatsapp? Kreu i shtetit përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi ka shkuar në rrjetet sociale se “Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”.

Ndërkaq mbërmjen e sotme, i pyetur nga analistët në studion e emisionit ‘Real Story’, se si do të zgjidhet kriza me presidentin për iniciativën e Kuvendit për shkarkimin e tij dhe reagimin e kreut të shtetit Rama u përgjigj se nga Meta ai pret gjithçka.

Kundërsulm është term sportiv dhe ushtarak. Fallxhoret i ka Presidenti dhe unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë dhe nga Presidenti pres gjithçka edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve. Më i mirë i mundshëm edhe në ato kushte ishte për opozitën, por për Shqipërinë jo.”, u shpreh Rama.

Debati me analistët:

Lela: Do e shkarkoni Presidentin apo do iu shkarkojë ai juve?

Rama: Kundërsulm është term sportiv, ushtarak.

Lela: Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet?

Rama: Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.

Gjekmarkaj: Është më i miri…

Rama: Më i miri i mundshëm për opozitën, për Shqipërinë jo fatkeqësisht.

Balla: Parlamentin e shpërndan populli, thotë Meta..

Rama: Ku e ka popullin ky, në Ëhatsapp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë.

Të fundit

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Rehabilitimi i Stalinit në Rusi dhe stalinizmi në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Ai ka qenë i ulur këmbëkryq këtu te ne. Fillimisht në mes të kryeqytetit, pastaj pak më poshtë mesit. Një qytet mbante...

Lajme të tjera

Web TV