Sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit/ Balla: Respektojmë vendimet e SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krahas procedurës për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, grupi parlamentar i PS ka diskutuar sot edhe mbi sanksionet ekonomike te SHBA ndaj ish-deputetit të PS, Aqif Rakipi.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik.” -mësohet të jetë shprehur në mbledhje kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Departamenti amerikan i Thesari vendosi sanksione të ashpra ekonomike pak ditë më parë ndaj ish-deputetit Rakipi.

“Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar, në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim.” thuhej në letrën e Departamentit Amerikan të Thesarit.

Aqif Rakipi përcaktohet në bazë të Urdhrit Ekzekutiv 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor.

Të fundit

10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura / Dominon PS, vetëm dy emra nga PD

Ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e fundit, janë bërë publike të dhënat paraprake mbi 10 kandidatët më...

Foto dhe emri: Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

Një 34-vjeçar, i identifikuar si Shpendi Malo, është një ndër shqiptarët më të kërkuar në Europë, pjesë e listës "Europe’s Most Wanted". Shpendi Malo...

Rudina Hajdari: Jua them unë se çfarë duhet të bëjë PD tani

Rudina Hajdari, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” me Bruna Çifligun, në A2 CNN, deklaroi se Sali Berisha “duhet ta kishte mbyllur...

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani nuk pajton liderët, premton takime të tjera

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk ka mundur të bindë liderët e partive politike për të zhbllokuar procesin e formimit të institucioneve, Kuvendit dhe...

Berisha, një humbje e paralajmëruar dhe një realitet i mohuar

ALTIN KRETO - Me humbjen e rëndë të Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit, gjithçka duket se po merr një drejtim të njohur:...

Lajme të tjera

Web TV