Gjendet i vdekur pranë gruas shtatzëne dhe djalit të mitur ish-zyrtari i Kremilnit, dyshimet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zyrtari i Kremlinit dhe zv. Presidenti i Gazmprombank është gjetur i vdekur nga vajza e 26-vjeçe në apartamentin e tij luksoz në Moskë.

Krahas trupit të multimilionerit Vladislav Avayev, 51 vjeç, ishte gruaja e tij shtatzënë Yelena, 47 vjeç dhe vajza më e vogël Maria, 13.

Trupat, të gjithë me plagë nga armë zjarri, u gjetën nga vajza e rritur e çiftit, Anastasia, kur ajo hapi me forcë pasi nuk arriti tëkomunikonte familjen e saj. Policia thotë se ka nisur një hetim dhe po merr të gjitha dëshmitë e nevojshme. Vajza e tij, Anastasia mësohet t’u ketë thënë ofierëve se arma kishte qenë në dorën e babait të saj në momentin që ajo i gjeti të pajetë.

Avayev ka punuar më parë si një ekzekutiv i lartë në Gazprombank, një pjesë kyçe e skemës së Vladimir Putin-it të gazit për rubla për të kundërpërgjigjur sanksionet perëndimore, në të cilat Putini kërkoi nga kompanitë e huaja të hapnin një llogari me bankën.

 

 

Më parë ai kishte qenë nënkryetar i një departamenti të madh në administratën e Kremlinit të Putinit. Ai ishte i pasur nga kompania e tij e ndërtimit.

Një teori është se ai e ka kryer vetë krimin, pasi dyshonte se e shoqja ishte shtatëzëne nga shoferi i tij.

Megjithatë, raportet janë të paqarta nëse gruaja e vdekur ishte shtatzënë.
Llogari të tjera sugjerojnë se ish-bankieri i pasur kishte zbuluar se gruaja e tij kishte një lidhje dhe shoferi kishte dhënë dorëheqjen.

Një fqinjë e çiftit mësohet të ketë thënë:

“Ndoshta ishte për shkak të sanksioneve, të gjithë janë në depresion, disa janë të gatshëm të shkojnë në masa ekstreme”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të fundit

Karta e Atlantikut të vitit 1941 dhe ndikimit të saj në zhvillimet globale:

Sfondi – Lufta në kulmin e saj Në verën e vitit 1941, Lufta e Dytë Botërore ishte në një fazë...

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u...

Rama: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik

Përveçse për zjarret, në një video të transmetuar live në rrjetet sociale këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që i...

Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin

Nga Ben Andoni Ajo që po ndodh me kolegët e kompanisë “Focus” group është jo thjesht e trishtë por edhe e paimagjinueshme. Për fat kanë...

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të jenë në rritje. Në raportin...

Lajme të tjera

Web TV