Presidenti i ri/ PS e ka emrin në zarf, opozita braktis përzgjedhjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të 74 deputetët e Partisë Socialiste dorëzuan zarfet me tre emra kandidatësh që sipas tyre janë të denjë për të marrë tu zgjedhur President i Republikës. Megjithatë, “identikitin” sesi duhet të jetë kreu i ri i shtetit e përcaktoi kryeministri Rama, duke shigjetuar Metën si presidentin më skandaloz që ka pasur vendi. Opozita ende pa busull, pritet të mos i bashkohet nismës për të gjetur një kandidat konsensual.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës është kthyer në debat mes opozitës dhe mazhorancës për sa i takon kombinimit politik për të zgjedhur një President që do i “rrijë” mirë politikës. Edhe pse Meta e përfundon mandatin e tij më 24 korrik, Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj tij. Kreu i qeverisë u shpreh se Ilir Meta ishte presidenti më skandaloz që ka pasur vendi, i cili u kthye në shëmbëlltyrën më të keqe të opozitës. Sipas Ramës, zgjedhja e Metës në krye të shtetit ishte e detyruar në atë kohë pasi mazhoranca nuk i kishte votat, por edhe sepse opozita ishte larguar nga Kuvendi. “Meta, presidenti më skandaloz që ka njohur vendi dhe më i papërsëritshëm që Shqipëria ka pasur mbi krye.

Zgjedhja e Ilir Metës ishte me detyrim-përcaktim për ne, pasi nuk i kishim votat dhe gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, po të kemi parasysh që mungonte opozita zyrtare në sallë dhe nga ana tjetër vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që në një farë mënyre mund ta përfaqësonte dhe opozitën dhe në ato kushte ne zgjodhëm një president për opozitën, por mendonim që do ishte dhe për Shqipërinë. Rrjedhja e ngjarjeve tregoi të kundërtën për Shqipërinë dhe i dha vendit një president që ishte shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur prej 1991. Sot jemi në kushte të tjera dhe jemi përballë një sfide që duhet ta shohim si një përgjegjësi më të madhe”, tha Rama. Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama komentoi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Lexo edhe :  14 vite më pas, drejtësi e munguar për 4 të vrarë

Sipas Ramës, Kushtetuesja e konfirmoi shkeljen e kreut të shtetit, por nuk e konsideroi atë të të rëndë për ta larguar nga detyra. “Shqipëria mund ta zgjedhë një president nga populli nëse ndryshon Kushtetutën dhe i jep presidentit disa instrumente që ka peshën dhe zërin e vetë, bazuar në atributet që i jep kushtetuta dhe që nuk bëhet qesharak dhe i rrezikshëm duke rrëshqitur nga kushtetuta. Ilir Meta shkeli Kushtetutën, këtë gjë e konfirmoi dhe Gjykata Kushtetuese, duke konfirmuar drejtësinë e vendimit të Kuvendit, por duke e lënë në mes të rrugës vendimin e vet, pasi e konsideroi jo mjaftueshmërisht të rëndë shkeljen e presidentit. Se çfarë duhet të bënte më shumë Ilir Meta që të shkarkohej kjo mbetet një enigmë që nuk do ta mësojmë kurrë”, deklaroi Edi Rama.

 

Kandidatura, Alibeaj: Procesi duhet të jetë transparent, jo i mbyllur në zarf

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat për zgjedhjen e kreut te ri te shtetit tha se më i rëndësishëm është procesi që sipas tij duhet të jetë transparent e gjithëpërfshirës, “jo i mbyllur në zarf”, duke ironizuar procedurat që nisi sot PS. “Do duhet nisur me këmbën e mbarë, duke respektuar kushtetutën. Procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës, në sytë e shqiptarëve. Ky do duhet të jetë frymëzimi e qasja. Për këtë arsye, e dimë të gjithë cila është procedura.

Të gjithë e dimë që në raundin e katër e pestë zgjidhte me votat e mazhorancës, kjo s’do duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf e më pas pjesa tjetër të zgjidhi zarfin. Kjo s’do ishte gjë tjetër përvecse cili është qëndrimi real i mazhorancës”, tha Alibeaj. I pyetur a do shkojë në tryezën e konsultimeve të thirrur nga mazhoranca për kandidaturën për kreun e ri të shtetit, Alibeaj tha:

“Grupi parlamentar do të mbajë qëndrimin e vet mbi gjithçka. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e grupit parlamentar. Presidenti nuk është i deputetëve por i shqiptarëve. Kjo duhet të prevalojë mbi gjithçka. Këtë do bëjmë ne. Ne kemi grupin parlamentar të PD. Grupi ynë do të vendosë për qëndrimin dhe procedurat e procesit konsultaltiv”.

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV