Në një park të kafshëve të egra në Bavari, jeton një derr i egër i quajtur Putin. Mirëpo pas mizorive të bëra në Ukrainë nga Vladimir Putin, derri i egër që ka emrin e liderit rus ka ndërruar emër. Në një postim në facebook nga parku Wldpark Mehlmeisel Waldhaus, thotë se ky ndryshim është bërë pas viktimave të pafajshme të regjistruar në Ukrainë, ndërsa shkruajnë se emri i Putin tek një derr i egër e ofendon kafshën e egër pasi nihet si mizor.
Derri në fjalë nga Putin tashmë do të quhet Eberhofer. Ky emër është emri i një polici nga një seri e njohur librash bavareze. Derri i egër dikur i quajtur Putin dhe tashmë Eberhofer u shfaq në park 3 vite më parë dhe është me origjinë ruse. Ndryshimi i emrit të derrit të egër u festua me një tortë e bërë nga marzipan dhe biskota, e zbukuruar me pesë derra rozë të buzëqeshur. Emri i ri u gjet përmes një pyetësori.
Njerëzit sugjeruan 2700 emra, ndërsa emri që ishte më i bukur për derrin e egër ishte Eberhofer. Derri i egër peshon gati 200 kg dhe është i shoqërueshëm me të gjithë vizitorët e parkut Wildpark Mehlmeisel Waldhaus.