“Zelensky dhe perëndimorët kanë frikë”/ Deputeti ukrainas “nxit” Putin: Përdor armët e shkatërrimit në masë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një deputet ukrainas i dëbuar i kthyer në aleat të Putinit, i ka bërë thirrje Rusisë të përdorë “armë të shkatërrimit në masë” në Ukrainë.

Olya Kiva, i cili u përjashtua nga Parlamenti pasi mbështeti pushtimin nga Kremlini, i ka kërkuar Putinit të nisë një “sulm”.

“Mos harroni! Kanë frikë dhe respektojnë vetëm pushtetin”, shkruan politikani opozitar në Telegram krahas një fotoje që tregon një shpërthim bërthamor.

“Zelensky, rrethi i tij dhe perëndimorët kanë më shumë frikë nga një sulm me armë të shkatërrimit në masë.”

“Vetëm kjo mund t’i japë fund konfrontimit të sotëm, jo vetëm me autoritete ukrainase, por me të gjithë Perëndimin, i cili sot në mënyrë aktive dhe hapur merr pjesë në konfliktin ushtarak në Ukrainë.”

“Nëse dikush mendon se kjo nuk është sipas rregullave, mbani mend: Perëndimi i shkroi këto rregulla për interesat e veta dhe vetëm për t’ju shkatërruar në mënyrë më efektive.”

Kiva, 44 vjeç është arrestuar për tradhti nga Ukraina dhe thuhet se fshihet në Rusi pasi u përjashtua nga Parlamenti në mars për mbështetjen e luftës.

Deklaratat e tij vijnë pasi një nga bombarduesit bërthamorë të Putinit u pa duke fluturuar afër kufirit me Ukrainën të hënën.

Të fundit

Garë e re në teknologji, prezantohet rivali i Instagram

Për ata që duan një aplikacion alternativ kundrejt Instagram, një kandidat është Flashes. Aplikacioni i prezantuar nga Bluesky duket...

Tarifat ndaj Kinës, Apple do të investojë 500 miliardë dollarë në SHBA

Gjigandi i teknologjisë, Apple njoftoi planet për investime në ekonominë amerikane që kapin shifrën e 500 miliardë dollarëve gjatë katër viteve të ardhshme. Investimi,...

Nga shefa krimesh në burg, “SKY ECC” i nxori zbuluar në grupet e trafikut të kanabisit

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” të caktuara në mungesë për shefat e krimeve të policisë...

Shembet skela teksa punonte, plagoset rëndë punonjësi në Durrës

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas shembjes së një skele gjatë rikonstruksionit të një godine në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në...

Panairi i turizmit në Gjermani, flet përfaqësuesi i ITB: Në Shqipëri mësova mikpritjen

Në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit në Berlin ku kryefjalë do jetë Shqipëria, mbajti fjalën e tij një nga përfaqësuesit i ITB Berilin...

Lajme të tjera

Web TV