Emmanuel Macron, gjatë një debati televiziv me kundërshtaren e tij në zgjedhjet presidenciale në Francë akuzoi Le Pen se ka interesa të lidhur me Rusi dhe varet prej saj.
Lidhur me konfliktin në Ukrainë, Macron tha se roli i Francës dhe BE-së është të mbështesë Kievin, ndërsa shtoi se sanksionet janë të nevojshme. Ndërkohë Le Pen tha se ishte kundër sanksioneve ndaj gazit dhe naftës ruse.