“Turqia do vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka uruar Albin Kurtin për postin e kryeministrit të Kosovës.

Erdogan, në mesazhin e urimit, ka shprehur bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet dhe se Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës.

Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë.

Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona. Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat.

Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, thuhet në urimin e presidentit Erdogan.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV