Braho: Çuditem me Metën dhe opozitën për deklaratat mbi grushtin e shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Spartak Braho iu përgjigj sot kreut të shtetit, Ilir Meta për deklaratën mbi grushtin e shtetit

Vetëm dy ditë më parë Meta është shprehur se do të ndalojë dhe shpartallojë përpjekjen e mazhorancës për grusht shteti, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.

Braho, e cilësoi si qesharake deklaratën e Metës dhe opozitës.

Çuditem me alarmin e opozitës dhe kreut të shtetit se po bën grusht shteti Edi Rama. Si mund të bëjë grusht shteti Edi Rama, opozita i organizon grushtet e shtetit. Pse do të bëjë grusht shteti shumica për të marrë pushtetin? Atë e ka. Është jo vetëm qesharake, por edhe një lloj justifikimi. Unë jam deputet i vjetër, kur Sali Berisha ka tentuar grusht shteti.

Nuk e bën grushtin e shtetit ai që është në pushtet. Grusht shteti, do të thotë të marrësh pushtetin me dhunë, por si mund ti bjerë shumica pushtetit të saj. Kaq e thjeshtë është logjika. Unë kam një merak, duhet kujdes për procedurat e aplikimit, duhet të jenë serioze dhe të goditura. Kam biseduar me ministrin për një rast flagrant, kjo është porosia ime” tha ai.

Të fundit

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Lajme të tjera

Web TV