“Duhet të më mendosh pa të brendshme”/ Princi i Britanisë sërish qendër e skandaleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi Andrew i Britanisë së Madhe, është akuzuar nga një ish punonjëse se e ka vënë në situata të sikletshme.

Nicola Palmer, e cila në kohën kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja ka qenë 21 vjeç, ka thënë se princi i ka ngulur sytë në gjoks dhe në vijimësi ka krijuar situata të cilat e vinin në siklet.

“Ai shihte gjoksin tim. E mbaj mend atë duke ngulur sytë, duke buzëqeshur. U ktheva dhe vrapova lart”, tha ajo.

Palmer shtoi se një herë kishte veshur një bluzë që kishte të shkruar sloganin “Duhet të më mendosh pa të brendshme”, pasi nuk e dinte që princi do të ishte në shtëpi sepse ai dhe gruaja e tij duhet të ishin në një udhëtim.

“Ai më kërkoi t’i shpjegoja sloganin. Unë thjeshtë i përsërita atë që lexonte bluza, nuk dija çfarë t’i shpjegoja. Në ato momente ai u përkul drejtë meje dhe unë u largova me vrap në një korridor”, shpjegoi ajo.

Nicola thotë se historinë ia kishte treguar edhe një tjetër anëtari të stafit, por se nuk kishe guxuar kurrë të bënte një ankesë zyrtare, pasi ndjehej e turpëruar se mund të ishte vetë ajo e cila kishte shkaktuar incidentin, referuar sloganit në bluzë, raportoi The Sun.

Ajo ka treguar edhe një tjetër situatë të pakëndshme, kur princi i ka kërkuar të ngjitet në biçikletë, edhe pse 21 vjeçarja i kishte thënë se ishte e sikletshme pasi kishte veshur fund jo shumë të gjatë.

“Ai po qëndronte në anën e kundërt, duke më kërkuar të ngrija këmbën ndërkohë që kisha veshur fund, për të hipur në biçikletë. unë u nisa përpara me biçikletën ndërsa ai më ndoqi pas me Range Rover-in e tij, deri në shtëpi. Ishte e çuditshme dhe u ndjeva shumë e frikësuar”, dëshmoi ajo.

Lexo edhe :  Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Kjo nuk është hera e parë që princi është akuzuar për ngacmim seksual. Ai është akuzuar edhe se ka kryer tre herë marrëdhënie pedofilie me një të mitur.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV