The Mirror: Kremlini ka manipuluar pamjet e Putin në meshën e Pashkëve Ortodokse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq i fryrë gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin e tij të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Putin është akuzuar se pamja e tij është ndryshuar për shkak të problemeve shëndetësore.

“The Mirror” shkruan se Kremlini është akuzuar se ka ndryshuar pamjen e presidentit Putin në meshën e Pashkëve Ortodokse në një Katedrale në Moskë.

0 Pay Putins Easter 2022 2 East2west News

Fotografitë e publikuara thuhet se kanë një ngjashmëri me imazhet e vitit të kaluar duke shtuar pikëpyetjet nëse ato ishin të vërteta ose jo.

 

 

Ukrainasit kanë krahasuar fotot që sipas tyre tregojnë se pamja e tyre ishte e falsifikuar për shkak të problemeve shëndetësore.

The Mirror shkruan se Putin u fotografua me Sergey Sobyanin me të njëjtën veshje që ishin fotografuar në maj të 2021.

Mirror

Gjithashtu edhe paraqitja e Putin në ceremoninë e Pashkëve këtë vit, u komentua shumë për shkak të dyshimeve për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Nga fotografitë e publikuara thuhet se Putin kishte të njëjtën veshje si të një viti më parë, madje pretendohet se pamjet e Putin kanë ndryshuar pozicion, pasi në vendin ku duhej të ishte Putin, ishte bosh, transmeton BalkanWeb.

“Ashtu si vitin e kaluar, ka vetëm një person pranë presidentit që është kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin.

Ndërkohë në rrjete sociale reagimet kanë qenë të shumta, disa prej të cilave ishin: Putin 2022 në Katedralen e Krishtit është pothuaj i padallueshëm nga Putin në vitin 2021.

1 Pay Putins Easter 2022 1 East2west News (1)

Sakaq është arritur në përfundimin se pjesëmarrja e Putin në këtë ngjarje publike është ilustruar me fotografi nga viti 2021.

Zëdhënësi ukrainas Anton Gerashchenko tha: “Drejtorët e Putin sërish kanë përdorur redaktim në të këto aktivitete duke manipuluar pamjet dhe fotot”.

Të fundit

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV