Çfarë po ndodh? Tre anije të NATO-s “zbarkojnë” në Finlandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez të Turkut për t’u trajnuar me marinën finlandeze, raporton Reuters.

Anijet do të stërviten me dy “gjuetarë” të minave nga flota bregdetare e Finlandës, thanë në një deklaratë sot forcat mbrojtëse të Finlandës.

Stërvitja dy-ditore do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s dhe do të fokusohen në “kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe”, thuhet në deklaratë.

Kjo stërvitje vjen gjithashtu pasi Helsinki konsideron mundësinë e anëtarësimit në aleancën ushtarake mes tensioneve të shtuara me Rusinë fqinje.

Në fillim të këtij muaji, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, tha se vendi i saj do të merrte një vendim në javët e ardhshme nëse do t’i bashkohej NATO-s.

Vullnetin për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA e ka shprehur gjithashtu edhe Suedia. Sakaq, Rusia ka paralajmëruar dy vendet se do të përballen me pasoja nëse bëhen pjesë e NATO-s.

Të fundit

Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Kryetari i CSU, mik i mirë i Shqipërisë

  Konferenca e Sigurisë po zhvillohet në Mynih me pjesëmarrjen e liderve botëror. I pranishëm është edhe kryeministri i vendit,...

Fjalëkryqi politik i arrestimit të Erion Veliajt

Nga Ylli Pata Rasti “Veliaj” është krejt e kundërta e rasteve “Berisha” dhe “Meta”. Dy të fundit bëjnë politikë për të shmangur problemet penale, kurse...

Ministri gjerman i Mbrojtjes i kundërpërgjigjet kritikave të zëvendësit të Trump

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se krahasimi i nënpresidentit amerikan, JD Vance i Evropës me autoritarizmin e "epokës së shëmtuar sovjetike" ishte i papranueshëm. Vance...

“Ndjeva një teksturë rrëshqitëse që më fshiu fytyrën”/ Flet i riu që u gëlltit nga balena

Ajo që dukej si një ditë e qetë me kajak në Patagoninë Kiliane u kthye në një përvojë të tmerrshme për Adrián Simancas. Të shtunën...

Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal, i cili ishte përfshirë në gjobëvënie ndaj bizneseve në Athinë. Në pranga kanë rënë 5 shtetas, mes...

Lajme të tjera

Web TV