Koncesionet në shëndetësi, KLSH zbardh abuzimin me TVSH-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre kompanitë që kanë marrë me koncesion tre shërbimet të rëndësishme në sistemimin shëndetësor publik trajtohen në mënyra të ndryshime kur vjen puna të pagesa e taksave. Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi që ka kryer në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me objekt “financiar dhe përputhshmërie” për periudhën nga data 01.01.2018 deri më datën 31.07.2019 ka gjetur një sërë shkeljesh. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar aplikohet nga koncesionarët në shërbimin e “CheckUp” dhe atë të “Sterilizimit” ndërsa në shërbimin e “Hemodializës” nuk aplikohet . Ky fat sipas KLSh-së përbën shkelje të ligjit të taksave dhe i kërkon Ministrisë së Financave të korrigjojë udhëzimin për të rregulluar bazën ligjore.

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Nga auditimi rezultoi se, në dy nga tre kontratat për ofrimin e shërbimeve shëndetësore tashmë të implementuara, shoqëritë koncesionare aplikojnë TVSH në masën 20% mbi çmimin e kontraktuar. Konkretisht ky tatim aplikohet nga koncesionarët në shërbimin e “CheckUp” dhe atë të “Sterilizimit” ndërsa në shërbimin e “Hemodializës” nuk aplikohet TVSH. Megjithëse të tre shërbimet e sipërcituara janë pjesë e zinxhirit të ofrimit të shërbimit shëndetësor ndaj pacientit nga institucione shëndetësore të liçencuara, si dhe faturojnë njëlloj shërbimin drejt institucioneve shtetërore prej dhe nga paguhen, mënyra e faturimit të tyre ndryshon.

Aplikimi i TVSH-së mbi vlerën e shërbimit të faturuar nga ana e koncesionarit për këto shërbime shëndetësore, bie në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar neni 51/c Përjashtimi i disa veprimtarive me interes të përgjithshëm i cili përcakton se, “Janë furnizime të përjashtuara nga TVSH-ja transaksionet me interes të përgjithshëm si më poshtë: 5 c) furnizimi i shërbimeve shëndetësore dhe veprimeve të lidhura ngushtë me to, që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të shtetasve, përfshirë parandalimin, diagnozën, trajtimin, kurimin e sëmundjes apo çrregullimeve shëndetësore dhe rehabilitimin, nga institucionet shëndetësore publike ose private, të njohura si të tilla nga autoriteti kompetent shëndetësor;”. Po kështu UMF nr. 6 datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” në Nenin 38/I.2 ”Furnizimet e barnave dhe shërbimeve shëndetësore” përcakton se,

Në furnizimet e përjashtuara nga TVSH për transaksionet me interes të përgjithshëm bazuar në nenin 51 pikat b),c), ç),d), dh) dhe ll) të ligjit përfshihen:   Furnizimi i shërbimeve shëndetësore dhe veprimeve të lidhura ngushtë me to, që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të shtetasve, përfshirë parandalimin, diagnozën, trajtimin, kurimin e sëmundjes apo çrregullimeve shëndetësore dhe rehabilitimin, nga institucionet shëndetësore publike ose private, të njohura si të tilla nga autoriteti kompetent shëndetësor;

Lexo edhe :  Zelensky në Tiranë:Putin nuk po përpiqet për paqen, dërgoi delegacion të nivelit të ulët

Shtrirja e përjashtimit të TVSH-së Bazuar në pikën c) të nenit 51 të ligjit përjashtohet nga TVSH-ja: – Furnizimi i shërbimeve shëndetësore ndaj pacientit ku përfshihen të gjitha shërbimet për parandalimin, diagnozën, trajtimin, kurimin e sëmundjes apo çrregullimeve shëndetësore dhe rehabilitimin, të ofruara nga institucionet shëndetësore publike ose private të njohura ose të licencuara nga autoritetet kompetente, sipas legjislacionit në fuqi.

Në kuptim të kësaj dispozite “veprimet e lidhura me shërbimet shëndetësore” janë veprimet e domosdoshme që furnizohen (kryhen) nga vetë institucioni shëndetësor, për ofrimin e shërbimit shëndetësor dhe si pjesë e tij. Është kusht që, këto shërbime dhe veprime të trajtohen si shërbime të përjashtuara nga TVSH, duhet të ofrohen (furnizohen) nga institucionet shëndetësore publike ose private, ose në kuadër të ushtrimit të profesionit mjekësor ose para-mjekësor, të njohur dhe licencuar si të tillë nga autoriteti kompetent shëndetësor.

Megjithëse KLSH në vijueshmëri ka rekomanduar ndryshimin e mënyrës së faturimit për shërbimin e “Check-Up”, situata nuk rezulton të ketë ndryshuar madje kjo mënyrë faturimi është shtrirë edhe në koncesionin e “Sterilizimit” ku vlera e TVSH-së për faturimet e kryera nga koncesionari llogaritet në rreth 669,5 milion lekë. Trajtimi i shërbimit shëndetësor si furnizim i tatueshëm ndërkohë që sipas ligjit të posaçëm duhet të ishte i përjashtuar, nuk rezulton të jetë kundërshtuar nga Autoriteti, apo prej tij të jenë marrë nisma për qartësimin e frymës së ligjit me MFE, për zgjidhjen e ngërçit, i cili vijon të rëndoj në vazhdimësi financat publike. Trajtuar më hollësisht në faqet nr 144-172 të Raportit Përfundimtar të Auditimit.

 

Rekomandimi: MSHMS, ti drejtohet zyrtarisht MFE dhe të kërkoj rishikimin e nenit 38 të Udhëzimit të Ministrit nr.6 datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, me një seksion të veçantë për shërbimin shëndetësor të ofruar nga shoqëritë koncesionare, për të shmangur interpretimet e dyfishta të dispozitave ligjore, respektuar frymën e ligjit, dhe eleminimin kostove të panevojshme për buxhetin e shtetit.

Të fundit

Doli forcë e tretë me 64 mijë vota, Lapaj ka një mesazh pas zgjedhjeve

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”...

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

KPA ka nxjerrë sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit...

Konstituimi iKuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani takon Limajn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve të saj politike në...

Starton Europiani U17 në Shqipëri, kryeministri Rama i pranishëm në stadium

Për herë të parë Shqipëria organizon një Europian të futbollit, pavarësisht se bëhet fjalë për moshën 17-vjeçare. Si vend pritës, Shqipëria luan ndeshjen e...

Franca do të ndërtojë një burg të sigurisë së lartë në mes të xhunglës së Amazonës!

Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, gjatë një vizite në rajon, deklaroi për gazetën Le Journal du Dimanche se burgu do të ketë si...

Lajme të tjera

Web TV