Ky është Firdeus Berberi, i riu që zbrazi kallashnikovin ndaj djalit të biznesmenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Firdeus Berberi është i riu që qëlloi me armë sot pasdite drejt bashkëmoshatarit të tij Joan Muçllari në Pogradec.

Konflikti i dy viteve më parë mesë familjes Berberi dhe asaj Muçllari, është bërë shkak i plagosjes me armë zjarri dhe me thikë të të riut Joan Muçllari ditën e hënë në Pogradec.

Joan Muçllari 22-vjeç është qëlluar me thikë në kokë dhe me pistoletë në këmbë nga dy të rinjtë Firdeus Berberi 21-vjeç (në foton majtas) dhe Greis Maxhari 23-vjeç.

Joan Muçllari është nisur me urgjencë drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që Berberi dhe Maxhari janë shpallur në kërkim nga policia.

Por ngjarja e ditës së sotme i ka fillesat dy vite më parë, kur babai i Firdeus Berberit, Ilir Berberi i njohur dhe si “Lili i Rrushkës” qëlloi me armë kallashnikov në drejtim të hotelit “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit, në pikun e sezonit turistik, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Disa ditë më pas Ilir Berberi dhe disa persona të tjerë u arrestuan nga policia.

Të fundit

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Shenja “Hollywood” lind mbi kodrat e Kalifornisë si një reklamë që s’u fshi kurrë

13 korrik 1923 Në një mëngjes të mjegullt korriku mbi kodrat e Los Anxhelosit, një shkrim i madh dhe i bardhë nisi të shfaqej mbi...

Lajme të tjera

Web TV