Meta thërret protestë në 2 mars në bulevard, ja çfarë paralajmëron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta deklaron se më 2 mars do të publikojë dekretin e parë për shpartallimin e grushtit të shtetit dhe thërret popullin të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

“Të gjithë institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do i jepen popullit shqiptar. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whats app të porosisin poture të gjëra.”

Këto deklarata erdhën pasi Presidenti u pyet se përse nuk e shpërndan parlamentin që cilëson gjysmë apo kjo tezë është vetëm një presion.

Meta theksoi se maxhoranca e qeveria është pjesëmarrëse në këtë grusht shteti dhe se emra të tjerë do të evidentohen në ditët në vijim.

Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria, maxhoranca dhe ai që e quaj gjysmë parlamenti, arsyet që ju i dini dhe që është jokushtetues. Ka padyshim persona të tjerë që do të evidentohen në ditët në vijim. Çdo ditë do ketë lajme për grushtin e shtetit. Do ta marrim me qetësi çmontimin e grushtit të shtetit.

Veprimet e presidentit do jenë gjithmonë në mbrojtje të kushtetutës. Sot kjo godinë është një kështjellë e vetme për fat të keq por e pamposhtur dhe e paepur për mbrojtjen e Kushtetutës. Nga data 2 mars do firmoset dekreti i parë, para popullit shqiptar në bulevardin do të lidhim një besëlidhje.

Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ju japim fjalën se shumë shpejt nuk do të ketë vetëm një institucion në mbrojtje të republikës por të gjithë këta institucione që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit shqiptar,” deklaroi Meta.

Të fundit

Bashkimi Evropian: Serbia me sjelljen e saj po shkel Marrëveshjen e Ohrit

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë, se Serbia me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur...

Pas daljes nga shtëpia, Egli nuk ka mëshirë për Gjestin? Ish banorja i bën të papriturën

Duket se dalja e Eglit Tako nga Big Brother VIP Albania ka ndikuar jo vetëm tek ajo, por edhe tek Gjesti. Largimi i saj...

Komente negative tek videoja e babit/G Bani: Un s’pres t’më vdes baba të lë Big-un!

Sikurse e dimë, G Bani nuk është më pjesë e “BBVA”, pas komunikimit që iu bë nga Ledioni për gjendjen shëndetësore të të atit...

Programi për gruan, Berisha: Kredi, grante e pagesa shtetërore për fëmijët

Gruaja shqiptare ndodhet në vitet ndër më të vështirat e saj, këtë deklaroi Sali Berisha takimit me gratë dhe vajzat demokrate ku prezantoi programin...

Ushtria Europiane: Të gjitha skenaret e planit të ri gati 1 trilion euro

Nga Giuseppe Sarcina, Corriere Della Sera Paratë, të paktën në letër, janë. Rreth 800 miliardë euro për të nxitur 27 vendet e BE-së për të...

Lajme të tjera

Web TV