Shtatë gola dhe çfarë spektakli/ Manchester City mposht Realin në Etihad (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City ka arritur të marrë një fitore me rezultatin 4-3 ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e dytë me një gol me kokë nga De Bruyne. Nuk u mjaftuan me kaq, ku në minutën e 11-të, Gabriel Jesus dyfishon shifrat ndaj një Reali të pafuqishëm.

Benzema mbajti gjallë rezultatin ku në minutën e 33-të shënon golin për rezultatin 2-1.

Pjesa e parë mbyllet me këto shifra edhe pse City ka domionuar totalisht lojën.

Pjesa e dytë nis përsëri me një gol nga talenti anglez, Foden. Djaloshi shënoi një gol me kokë në minutën e 53-të. Por dy minuta më vonë, Vinicius Jr realizon një gol të mrekullueshëm duke dërguar rezultatin në 3-2.

Manchester City u kundërpërgjigj përsëri në minutën e 74-të, ku Bernardo Silva i vetëm dërgoi topin në rrjetë duke shënuar një super gol.

Dukej e pamundur për Real Madrid të përmbyste rezultatin ndaj një Manchesteri tepër të fuqishëm.

Por Benzema nuk e mbylli me kaq natën e tij në “Etihad”, ku në minutën e 82-të realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për të mbajtur shpresat e ekipi gjallë për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Të fundit

Panelet diellore/ Hapen aplikimet për abonentët familjarë

Hapen aplikimet për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Infrastrukturës dhe...

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi fut PSD-në në garë, ja dokumenti zyrtar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Tom Doshi është regjistruar në KQZ ditën e sotme për garën elektorale të 11 Majit. Kërkesa është depozituar ditën...

Zbulohet shkaku i vdekjes së të miturit në Shkodër, në gjendje të rëndë e motra

Eshte zbuluar shkaku i ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra e tij 6-vjeçare ndodhet në...

Pse disa njerëz i mbajnë mend ëndrrat dhe të tjerët jo?

Nuk ka gjë të tillë si gjumë pa ëndrra: ne të gjithë ëndërrojmë, por disa prej nesh kujtojnë çdo detaj kur zgjohemi, të tjerë...

Politika në zi/ Ndahet nga jeta diplomati i njohur (EMRI)

Frank Wisner, ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për bisedime lidhur me statusin e Kosovës, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Djali i tij, David,...

Lajme të tjera

Web TV