UEFA në sulm/ Juventus, Real Madrid dhe Barcelona rrezikojnë përjashtimin nga Champions!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beteja mes UEFA-s dhe Real Madrid, Barcelonës dhe Juventusit, vazhdon.

Tre klubet e famshme nuk kanë hequr akoma dorë nga projekti i Superligës Europiane. Konflikti nuk është shuar akoma, teksa tre klubet “rebele” rrezikojnë përjashtimin nga Champions League!

Gjykata e Apelit të Madridit i dha mundësinë UEFA-s të ndëshkojë klubet që promovojnë projektin e Superligës Europiane më datë 21 prill. UEFA do të jetë në gjendje të rifillojë një dispozitë për “një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor” të rregullores së saj.

Triumfi në Apel do të rihapë procesin që mund të çojë në dënime të reja ndaj tre klubeve: duke filluar nga 100 milionë euro gjoba deri në përjashtimin nga kompeticionet europiane për 1-2 vjet.

Përjashtimi nga Champions League i klubeve spanjolle dhe italiane mund të ndodhë në sezonin 2023/2024, atëherë kur kompeticioni do të shtohet me 4 skuadra, pra 36 në total, në një grup të vetëm.

Hapi i parë i UEFA-s do të jetë mbajtja e 5% të fitimeve që klubet marrin nga garimi në turnetë europiane, gjobë që do e paguajnë edhe 9 klubet që u tërhoqën nga projekti i Superligës: City, United, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Atletico Madrid, Milan dhe Inter.

Ndërkohë, për Realin, Barcelonën dhe Juventusin do të ketë edhe një gjobë shtesë prej 15 milionë eurosh. Më 14 qershor pritet edhe vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për ligjshmërinë e nismës së krijimit të Superligës Europiane.

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV