Vetingu/ Shkarkohet kryeprokurorja e Tiranës, nuk justifikohet pasuria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj është shkarkuar dje nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimt. Ajo reagoi ashpër pas shkarkimit, duke hedhur dyshime dhe akuza mbi procesin e vetingut dhe përfaqësuesve të ONM-së.

 Elizabeta Imeraj, një nga prokuroret më të njohura në vend, aktualisht Drejtuese e Prokurorisë se Tiranës, del përfundimisht nga sistemi. Imeraj, e cila njihet se prokurorja e dosjeve të bujshme është shkarkuar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas seancave maratonë të zhvilluara si rrallë herë në procesin e vettingut. Drejtuesja e trupës gjykuese, Ina Rama tha se Imeraj nuk justifikon pasurinë. “Për pasurinë 2500 m2 tek ish fusha aviacion subjekti s’ka burime të ligjshme. Po ashtu edhe për tokën arë të ndodhur në Mullet s’ka burime. Për apartamentin  ndodhur në Tiranë prej 66 m2 dhe shtesë subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pasaktë. Për shlyerjen e kredive të marra në 2006 dhe në 2008 subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur kanë patur pamjaftueshmëri për shlyerjen e këtyre kredive”, tha ajo. Sipas saj për figurën rezulton se subjekti ka mohuar faktet për ish- kunatin, duke treguar jo korrektësi të magjistratit. “Subjekti ka treguar sjellje jo profesionale duke kontaktuar përfaqësues të ONM që ndiqte procesin e saj. Vendosja e kontakteve me ONM për çdo arsye e jo e duhur dhe jo ligjore. Është sjellje e papërshtatshme”, tha Ina Rama, teksa njoftoi shkarkimin. Një javë më parë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ku palët dhanë konkluzionet përfundimtare. Në përfundim të 6 orëve seancë, u vendos që vendimi përfundimtar nëse do të përjashtohet ose jo nga sistemi i drejtësisë do të jepej sot (27 prill). Imeraj kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i KPK që e konfirmoi në detyrë, teksa komisioneri Publik Florian Ballhysa, në raportin e tij kërkoi shkarkimin e saj me argumentin se nuk plotëson asnjë nga tre kriteret e vetting. Sipas tij, ankimi është paraqitur brenda afatit dhe është ligjërisht korrekt. Ballhysa ka thënë se sa i përket pasurisë Imeraj në deklaratat nga viti 2004 deri në vitin 2016 s’ka deklaruar asnjë pasuri që lidhet prej regjimit martesor. Lidhur me truallin me sipërfaqe 2500 m2, ndodhur në Tiranë komisioneri publik tha se Imeraj as në proceset në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nuk provoi të kundërtën e asaj që ka gjetur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. E pyetur nëse dikush nga politika qëndron pas këtij vendimi të KPA, Imeraj tha se aktualisht nuk ka dijeni për një emër por sapo të ketë do ua bëj publikë mediave. “Në rangun e vijimësisë së sjelljes si prokurore unë flas dhe bazohem vetëm në prova dhe fakte. Sapo të kem një dijeni të tillë nuk do të hezitoj të ua bëj me dije. Ftoj cdo gazetar të marrë kopjet e dosjes hetimore timen. Unë kam vendosur të mbrohem nga një avokat nga Strasburgu”, tha ajo. Avokati i huaj i Elisabeta Imerajt, Gregory Thuan Dit Dieudonne, u shpreh i zhgënjyer nga procesi i vetingut ndaj klientes së saj. “Unë dua të them se sot është një ditë e trishtë për Shqipërinë. Sot në vërtetuam se vetingu është duke shkuar keq dhe është jashtë kontrollit. Unë nuk kam parë asnjë proces tjetër me prova kaq të fabrikuara. Ju keni humbur një aset shumë të madh”, tha avokati.

Të fundit

Lufta në Gaza, Netanyahu do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e...

Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin

Në qytetin e dashurisë, Paris, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, shijuan një mbrëmje mjaft romanike. Çifi simpatik u shfaqën duke vallëzuar...

Sondazhi: 85% e groenlandezëve nuk duan të jenë pjesë e SHBA

Një sondazh ka treguar se 85% e groenlandezëve nuk dëshirojnë që ishulli i tyre, një territor danez gjysmë autonom, të bëhet pjesë e Shteteve...

“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu”, Rama zbulon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS

Kryeministri Rama ka kryer dje një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale që do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të gazetarisë dhe...

“Shpërdorim detyre”, AMP ekzekuton masën ‘arrest në shtëpi’ për dy punonjësit e policisë

AMP ka ekzekutuar masën ‘arrest në shtëpi’ për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave...

Lajme të tjera

Web TV