Rama në kantierin e Aeroportit të Vlorës: Vepër që do transformojë industrinë e turizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet në Aeroportin e Vlorës vijojnë, e teksa afati për përfundimin është në prill të 2024, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Behgjet Pacolli, ishin sot në kantier për të inspektuar vijimin e projektit. Kryeministri Edi Rama e konsideroi Aeroportin si një vepër që do të transformojë industrinë e turizmit.

“Kjo vepër që do të transformojë më tej industrinë e turizmit dhe do të rrisë ndjeshëm ekonominë e punësimin”, tha kryeministri.

Pacolli, njeriu që qëndron pas ndërtimit të aeroportit u shpreh se ky aeroport do të jetë “i përkryer dhe me standardet më të larta”.

Rama nuk kurseu as batutat me Pacollin, ku tha se pavarësisht se ai ka ndërtuar “gjysmën e Kazakistani”, gjurmët e tij në histori do t’i lërë pikërisht me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

“O bacë ke ndërtuar gjysmën e Kazaksitait e nuk di se çfarë ke bërë tjetër nëpër ato stane, por këtu do e lësh gjurmën për historinë. Andej do thonë erdhi një shqiptarë, ndërsa këtu do thonë erdhi Behxhet Pacolli nga Prishtina që erdhi i bëri Vlorës aeroport”, iu drejtua Rama Pacollit.

Ky investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë hap 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit.

Të fundit

WhatsApp prezanton mbrojtjen e re të privatësisë së bisedës

WhatsApp ka lansuar zyrtarisht Advanced Chat Privacy, një “shtresë e re e mbrojtjes së privatësisë” për bisedat 1-në-1, si...

Basha: KLSH-në do ta shndërrojmë në gjykatë auditi me fuqi ekzekutive

Gjatë takimit me profesionistë të lirë në Tiranë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi rëndësinë e vetëorganizimit të profesioneve të lira si një...

I huaji tmerronte banorët në Skelë të Vlorës, policia e shoqëron për sjellje agresive

Një i huaj po lëvizte në zonën e Skelës në Vlorë duke bërtitur dhe me sjelle agresive me njerëzit. Të shqetësuar nga kjo situatë,...

Kanye West thotë se duhet të kishte pasur fëmijë me Paris Hilton, jo me Kim-in!

Kanye ka vendosur që të shokojë botën! Rishtazi, gjatë një transmetimi live në Twitch, reperi u shpreh i indinjuar se në fakt, nuk duhet...

Zgjedhjet e 11 majit/ Kthehen në KQZ rreth 22% e fletëvotimeve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhëna të reja lidhur me procesin e votimit për shqiptarët në diasporë. Sipas të dhënave të publikuara...

Lajme të tjera

Web TV