FIFA jep 16 mln € për lojtarët e papaguar, SFSH-ja: Ja si mund të përfitoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka reaguar pas marrëveshjes midis FIFA-s dhe Shoqatës Botërore të Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) për të dhënë një fond prej 16 milionë € për të paguar një pjesë të pagave të pashlyera që klubet u kanë futbollistëve.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, SFSH-ja u ka kërkuar të gjithë lojtarëve të kampionateve shqiptare që të vënë në dispozicion të gjitha dokumentet e nevojshme të proceseve gjyqësore në FSHF dhe FIFA, ku të shënojnë dhe shifrën që u detyrohen nga klube.

Në këtë njoftim shtohet edhe se pjesa e fondit që do jepet për Shqipërinë do të përcaktohet nga FIFA.

Nga vetë FIFA u bë me dije sot se do të jepen 16 milionë € nga 1 korriku i këtij viti për të gjitha kampionatet e Europës, me qëllim dhënien e ndihmës për futbollistët që nuk janë shlyer financiarisht./Fjala.al/

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV