“Në Champions”/ Ja titujt kryesorë të shtypit sportiv për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona ka arritur një fitore të pabesueshme në minutat e fundit të ndeshjes mbrëmjen e djeshme ndaj skuadrës së Real Betis duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë në botën e tenisit po lind një “Nadal” i ri në Madrid.

Ja disa nga titujt kryesorë të shtypit sportiv për ditën e sotme:

Gazeta spanjolle “Sport” hapet me titullin: “Në Champions”, me ekipin blaugranas të cilët duket se janë ringritur sërish pas ndeshjeve të fundit zhgënjyese në kampionat.

“Kalon Alcaraz” shkruan “Marca”. Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz ka arritur të mposhtë Novak Djokovic duke arritur finalen e tij të parë në turnamentin e Madridit.

E përditshmja spanjolle “AS” e përshkruan tenistin Alcaraz si “Gjigant vrasës”.

“Estadio Deportivo” hapet me titullin “Pa zjarr”. Skuadra e Real Betis ishte e pafuqishme ndaj Barcelonës duke komplikuar kështu shanset e tyre për një kualifikim të mundshëm në zonën Champions.

Gazeta katalanase “Mundo Deportivo” flet për suksesin e ekipit të drejtuar nga Xavi me titullin: “Një vole në Champions”, duke iu referuar kështu goditjes fluturimthi të Jordi Albës që i dha fitoren blaugranasve.

“Pa fjalë” shkruan “Super” për barazimin pa gola në ndeshjen Athletic Bilbao-Valencia, ku asnjëra skuadër nuk arriti të zhbllokonte rezultatin.

Prestigjozja “L’Equipe” i kushton gjithë vëmendjen fitores së Nantes ndaj Nice në finalen e kupës së Francës. “Një triumf i verdhë” shkruan gazeta franceze.

E përditshmja italiane “La Gazzetta Sportiva” hapet me titullin “Pioli kërkon një tjetër magji”, me Milanin i cili synon të arrijë një tjetër fitore të rëndësishme për garën për titull mbrëmjen e sotme ku do të përballet me ekipin e Veronës në një transfertë aspak të lehtë.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV