1.15 mld eurot/Ahmetaj: 400 mln euro, shkojnë për rindërtimin e shtëpive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas fondit të mbledhur prej 1.15 miliard eurosh për rindërtimin nga tërmeti i 16 nëntorit, të gjithë pyesin se sa para do të përdoren për rindërtimin e shtëpive.

Për këtë arsye, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, thekson se 400 milionë euro do të jetë vlera e donacioneve që do të shkojë për rindërtimin e shtëpive, ndërsa  gati 250-300 milionë euro, do të shkojnë për riparimin e shtëpive.

Nuk jam në gjendje t’iu them me cent sa do të shkojnë për shtëpitë, nuk mund ta them, kur të ketë procedurat ndërkombëtare të prokurimit, fondet limite mund të dalin edhe me kursime, për shkak të procesit të hapur ose garës. Për shtëpitë do të ketë një shumë gati 400 milionë euro, vetëm për rindërtimin. Për riparimin është pjesa e granteve, prej gati 250- 300 milionë euro. Dëmi për shtëpitë është përllogaritur 696 milionë euro. Gjithë dëmi do të kurohet në lotin e madh të rindërtimit të shtëpive, dhe të riparimit të shtëpive. Janë të panegociueshme për t’u bërë dhe do të bëhen”, tha Ahmetaj.

Ministri i shtetit u shpreh gjithashtu se Enti Kombëtar i banesave ka bërë gati modelin e njësive individuale që do t’i kalojnë njësive zbatuese, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë së Tiranës për të hapur procedurat ndërkombëtare të prokurimit.

Janë mbi 3500 njësi që rezultojnë për t’u shembur, por pas gjithë kësaj shifre ka dhe vazhdon të ketë një proces të vlerësimit të thellimit, ku prezent është edhe prokuroria”, tha Ahmetaj.

Të fundit

Jozi bën deklaratën e fortë, Loredana ia kthen: Do thosha burrë por ti…

Që prej ditës që Jozi është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP me anë të zgjedhjes së Gjestit...

Prej katër javësh në spital, Papa Françesku në gjendje të qëndrueshme

Papa Françesku është nën kujdesin e mjekëve dhe po pushon sipas Vatikanit. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe ndodhet i shtruar në spitalin...

Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe Xoxës

Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtojnë kontrollet e kryera...

Linda Rama në Samitin Global të “Forbes”: Fuqia pas progresit dhe rrugëtimi i Shqipërisë

Revista e famshme Amerikane Forbes ka njoftuar nëpërmjet platformës së saj X, pjesmarrjen e Linda Ramës në samitin Forbes 2025 që po zhvillohet në...

Bashkimi Evropian: Serbia me sjelljen e saj po shkel Marrëveshjen e Ohrit

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë, se Serbia me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit...

Lajme të tjera

Web TV